web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Interi mbyll sezonin me barazim, gjashtë gola dhe spektakël

23 Maj 2026, 20:26, Sport CNA

Interi mbyll sezonin me barazim, gjashtë gola dhe spektakël

Interi e mbylli sezonin si kampion i Italisë me një barazim spektakolar 3-3 në transfertë ndaj Bolognas.

Zikaltrit e nisën më mirë sfidën dhe krijuan rastet e para me Dimarcon, i cili provoi fillimisht nga distanca duke detyruar Skorupski të ndërhynte. Mbrojtësi italian ishte protagonist edhe në minutat pasuese, kur realizoi një supergol nga goditja e dënimit. Goditja e tij u ndal në trekëndësh dhe i dha avantazhin Interit në mesin e pjesës së parë.

Megjithatë, Bologna reagoi menjëherë. Bernardeschi përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe barazoi rezultatin vetëm pak minuta pas golit të Dimarcos.

Në fundin e pjesës së parë Bologna arriti të përmbysë rezultatin. Tomaso Pobega provoi me një goditje nga jashtë zone dhe topi u përplas në trupin e Lautaro Martinez, duke përfunduar në rrjetë për golin e dytë të vendasve.

Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë për Bolognan. Një top i ardhur nga krahu i majtë u devijua nga Zielinski, i cili shkaktoi autogol dhe i dha avantazhin 3-1 skuadrës vendase.

Interi nuk hoqi dorë dhe nisi të rrisë presionin në zonën kundërshtare. Pio Esposito reagoi më shpejt se të gjithë pas goditjes së Diouf që u ndal në shtyllë dhe ngushtoi diferencën në 3-2.

Në minutat e fundit të takimit ritmi mbeti i lartë. Gjithsesi, në aksionin vendimtar të ndeshjes, Luka Topalovic shërbeu për Andi Diouf, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe vulosi barazimin 3-3.

Me këtë rezultat, Interi e mbyll sezonin kampion me 12 ndeshje radhazi pa humbje në Serinë A.





Lajmet e fundit nga