Disiplina dënon Vllazninë dhe Tiranën, lojtari i Korabit pezullohet me gjashtë ndeshje
Komisioni i Disiplinës, ka zbuluar vendimet në lidhje me ngj...
Vllaznia udhëton në Kamëz për të zhvilluar takimin e javës së 14-të të “Abissnet Superiore”, teksa përballë do të ketë Kastriotin, me sfidën që nis në orën 13:00. Pas humbjes me Egnatian, Mirel Josa kërkon vetëm 3 pikët ndaj krutanëve, por do të vuajë edhe mungesën e lojtarëve kyç të skuadrës.
Në konferencën për shtyp, tekniku i kuqebluve analizoi sfidën e nesërme, ndërsa preku edhe çështjet e interesimit nga skuadra e Dritës.
“Nuk mund të them që i kemi pasur kundër, sepse ishim të detyruar, ashtu siç ishin të detyruar të gjithë shtetet e tjera që luajnë futboll për këtë ndërprerje. Ne kemi për detyrë që t’i ambientohemi organizimit të kampionatit. Nuk dua të dal në analizë të dy ndeshjeve. Të dyja kanë pasur natyra komplet të ndryshme me njëra-tjetrën. Sidomos ndeshja me Tiranën dhe ndeshja me Egnatian. Më intereson shumë problemi se si do të zhvillohet ndeshja e nesërme, duke pasur parasysh moralin e skuadrës, duke pasur parasysh impenjimin e tyre. Them kështu sepse janë ndeshje kampionati dhe pa kthim mbrapa. Kjo është gjëja më e rëndësishme që na intereson ne. Pavarësisht rezultatit të keq, negativ që morëm me Egnatian, që për mua ishte ndeshje me dy fytyra. Me probleme e mbaruam kampionatin dhe me probleme po e fillojmë. Kur them me probleme e kam fjalën për ata lojtarë që nuk na u rikuperuan në kohën e duhur. Kujtuam që do të kishim dhe Latifin në gjendje për vazhdimësi dhe ndodhi ajo që ndodhi.
Me ekipin është punuar. Që të punohet për ngritjen e moralit të një skuadre duhet të jemi të gjithë bashkë. Duhet të jemi duke filluar që nga drejtuesit e skuadrës, duke filluar që nga drejtuesit teknik të skuadrës, duke filluar që nga lojtarët.
Në radhë të parë i uroj suksese Ardit (Ardian Mema) në këtë rifillim të vonshëm të tij, e kam dhe mik. E kam dhe shok. E kam pasur bashkëlojtar. Ardi ka nisur futbollin, ka ardhur në skuadrën e parë kur ne filluam të iknim nga skuadra. Kam respekt të veçantë për të dhe për të ndjerin, të atin e vet. I uroj suksese për vazhdimësinë. Ardi e ka treguar veten edhe me Tiranën që edhe kur ka qenë trajneri i Tiranës, ka treguar që është i aftë për këtë punë.
Dje bëmë një analizë dhe duhet të them që duhet të kemi më shumë personalitet në fushë. Unë nuk llogaris vetëm lojtarët të cilët fillojnë ndeshje. Llogaris dhe ata që futen në fushë. Nuk dua të kapem te momenti i penalltisë, sepse tani mund të flisnim edhe ndryshe. Kam këtë kontingjent lojtarësh këto momente dhe mund të them që ata me njëri-tjetrin janë të lidhur mirë për sa i përket anës morale të tyre. Këta dinë si ta ngrenë anën morale të skuadrës dhe më takon mua pastaj që të vendos për lojtarët që të kem në gjendjen më të mirë fizike për të luajtur.
Unë nuk shkoj me llogari afatgjata. Klubi ka disa objektiva. Ne nuk duhet të shkojmë duke parë shumë larg, sepse në futbollin shqiptar, jo vetëm Vllaznia, janë shumë gjëra që ndryshojnë nga java në javë. Duhet të fokusohemi patjetër te ndeshja me Kastriotin.
Objektivat e klubit janë të jemi në vend të parë të klasifikimit dhe të vazhdojmë dhe për Kupën. Prandaj thashë që çdo ndeshje na sjell problematikën e vetë, sepse ne nëse do të kishim kapur një rezultat më të mirë me Egnatian, tani do të flisnim ndryshe. Gjë që nuk duhet ta bëjmë.
Unë nuk kam pasur asnjë lloj kontakti. Unë respektoj ekipin aktual që jam. Kam një kontratë me të. Nëse ka interesim, sepse kur ka interesim për një person në skuadër, qoftë trajner, qoftë pjesëtar i stafit, qoftë lojtar, duhet ta respektosh. Të respektosh interesimin që kanë klubet e tjera karshi teje, por është një problem që unë nuk mendoj shumë për atë punë. Unë mendoj për punën time këtu. Nga klubi i Dritës unë nuk njoh. Unë njoh vetëm nga Prishtina që kam punuar dy vite atje.
Do të jetë një ndeshje e hapur. Një ndeshje e luftuar. Duke pasur parasysh dhe momentet në këtë kohë të keqe, që po kalon e gjithë Shqipëria, duhet të kemi shumë parasysh, që mos të kujtojmë që do bëhen të gjitha ndeshjet me të njëjtën natyrë. Kushte të tjera këtu, kushte të tjera atje. Ndeshja do të jetë shumë e fortë, shumë e luftuar. Duhet të kemi parasysh që gabimet që bëmë me Egnatian, atje nuk duhet t’i bëjmë fare. Është thikë me dy presa”, ka deklaruar Josa në konferencën për shtyp në prag të takimit me Kastriotin.
Komisioni i Disiplinës, ka zbuluar vendimet në lidhje me ngj...
Laçi pret në shtëpi Erzenin në sfidën e javës së 14-të të Su...
UEFA e fitoi çështjen. Në konflikt me disa klube (Real, Ba...
Klubi i Milanit dhe Emirates zyrtarizojnë rinovimin e kont...
Pamjet e fundit të sulmuesit brazilian Nejmar në Botërorin...
E ardhmja e Garet Sauthgejt në krye të kombëtares angl...
Argjentinë-Francë është finalja e "Katar 2022", me të dyja...
Sulmuesi francez Karim Benzema ishte i pafat, pasi u dëmtu...
Kristiano Ronaldo kthehet në Madrid! Lajmi i papritur është ...
Kategoria Superiore rikthehet sërish pas gjysmëfinaleve të B...
Finalja e Kupës së Botës 2022 do të shohë përballë Argjent...
Yllit Kilian Mbape i ka ndodhur një episod jo fort i këndshë...
Randal Kolo Muani ka debutuar për Francën në muajin shtato...
Franca është kualifikuar në finalen e Botërorit "Katar...
Argjentinë-Francë do të jetë finalja e madhe e Kupës së Bo...
Shqipëria U-19 për djem mësoi pak ditë më parë emrat e riv...
Myrto Uzuni po kalon një nga sezonet më të mira të karrier...
Franca dhe Maroku përballen mbrëmjen e sotme për të përcak...
Jo vetëm Mbape dhe Hakimi. Në këtë gjysmëfinale të papritur ...
Pas pak, në orën 20:00, Maroku do të kërkojë të bëjë mrekull...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...