web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gasperini: Cuadrado është shumë profesionist, ai do sjellë cilësi te Atalanta!

14 Shtator 2024, 16:16, Sport CNA
Gasperini: Cuadrado është shumë profesionist, ai do sjellë
Gasperini, trajneri i Atalanta-s

Trajneri i Atalanta-s, Gasperini ka komentuar në prag të ndeshjes nga Fiorentina-s një nga afrimet më të bujshme të kësaj vere, Juan Cuadrado-n.

Gasperini theksoi se nga Cuadrado pret që t’i japë skuadrës prezencë dhe cilësi.

“Do të isha i kënaqur nëse do të arrinte t'i jepte kësaj skuadre prezencë dhe cilësi, dy nga karakteristikat e tij. Nuk e di nëse do ta përsërisë atë që bëri Kolasinac, por mund të na ndihmojë. Ai është shumë profesionist”-deklaroi tekniku italian.

Atalanta-Fiorentina përballen në kuadër të javës së katërt të Serie A, këtë të dielë duke nisur nga ora 15:00./ CNA





Lajmet e fundit nga