web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I pathyeshëm prej 20 vitesh, rekordi i veçantë i Dortmund në shtëpi

14 Shtator 2024, 10:17, Sport CNA
I pathyeshëm prej 20 vitesh, rekordi i veçantë i Dortmund
Borussia Dortmund, Burimi: Flashscore

Skuadra e Borussia Dortmund shënoi një shifër të veçantë pas fitores 4-2 ndaj Heidenheim në takimin e javës së tretë të Bundesliga-s mbrëmjen e së premtes.

“Verdhezinjtë” arritën shifrën e 37 ndeshjeve pa humbje në shtëpi të luajtuar ditëve të premte.

Kjo është një ecuri 20-vjeçare e klubit të Dortmund, me ndeshjet që numërohen që nga viti 2004.

Karim Adeyemi ishte vendimtar në këtë përballje duke dhuruar një asist dhe duke shënuar dy gola në triumfin 4-2.

Pas këtij takimi, Dortmund kryeson momentalisht Bundesliga-n me shtatë pikë, teksa Heidenheim qëndron në vend të dytë me gjashtë pikë./ CNA

I pathyeshëm prej 20 vitesh, rekordi i veçantë i Dortmund
Borussia Dortmund, Burimi: Bundesliga




Lajmet e fundit nga