web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Messi nuk mund të luajë ende, argjentinasit i shfaqet një tjetër problem

13 Shtator 2024, 16:42, Sport CNA

Messi nuk mund të luajë ende, argjentinasit i shfaqet një

Leo Messi, nga muaji korrik ka qenë jashtë, për shkak të dëmtimit të marrë në finalen e Kupës së Amerikës, ndaj Kolumbisë.

Argjentinasi pësoi një ndrydhje në këmbë dhe nga ajo kohë, nuk ka qenë i gatshëm për ekipin. Lojtari e ka kaluar dëmtimin në këmbë, por ende nuk mund të zbresë në fushë.

37-vjeccari së fundmi ka shfaqur probleme me fytin dhe për këtë arsye nuk do të jetë në fushë. Messi ka një infeksion në fyt, sipas mediave argjentinase dhe nuk do të luajë ndaj Philadelphia-s.

Nëse gjithçka shkon mirë, Messi mund të luajë në ndeshjen e mesjavës ndaj Atlantës.





Lajmet e fundit nga