web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fund dramatik, Tirana dhe Egnatia ndajnë pikët

10 Mars 2024, 19:01, Sport CNA

Tirana dhe Egnatia, nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, në sfidën mes tyre. 

Sfida nisi me rastër nga të dyja skuadrat, teksa goli i parë erdhi vetëm në minutën e 74’ për rrogozhinasit nga Ibrahimoglu.

Atëhere kur mendohej se sfida do të mbyllej me fitoren e skuadrës së Tetovës, gjyqtari akordoi një 11-metërsh për bardheblutë që u fitua nga Abazaj, i cili e shndërroi vetë në gol në minutën e 97’.

Kështu Egnatia vazhdon të jetë në vendin e parë me 51 pikë, duke shkuar në 6 ndeshje pa fitore në kampionat, ndërsa Tirana ngjitet momentalisht në vendin e 5-të me 36 pikë.





Lajmet e fundit nga