web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kupa e Shqipërisë, ja kur do të hidhet shorti

9 Mars 2024, 16:48, Sport CNA

Kupa e Shqipërisë, ja kur do të hidhet shorti

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë hedhjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2023/2024, ditën e martë më datë 12 mars, në orën 11:00.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e katër klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Tirana, Kukësi, Vllaznia dhe Egnatia.

Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill. Ndërsa takimet e dyta ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 24 prill./ FSHF





Lajmet e fundit nga