web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një 16-vjeçar rikthen Barcelonën te fitorja

8 Mars 2024, 23:27, Sport CNA

Barcelona ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Mallorcas. Lamine Yamal ishte heroi i mbrëmjes për katalanasit, që shënoi gol një kryevepër gjatë pjesës së dytë.

Gundogan gaboi nga penalltia në minutën e 24-t, nga ku mund t’i jepte avantazhin blaugranasve. Në pjesën e dytë, djemtë e drejtuar nga Xavi u treguan më të rrezikshëm.

Vedat Muriqi me shokë nuk ia dolën të barazonin rezultatin, teksa patën rastet e tyre për të shënuar.

Kujtojmë se Yamal është vetëm 16 vjeç. Këto 3 pikë janë mjaft të rëndësishme për Barcelonën, ndërsa ndeshja vlente për javën e 28 të La Ligas.





Lajmet e fundit nga