web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partizani fiton me goleadë ndaj Erzenit

10 Mars 2024, 15:53, Sport CNA

Partizani regjistroi fitoren e dytë radhazi, pasi mposhti me shifrat e thella 4-0 Erzenin, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të në Superiore.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 16-të, me sulmuesin Tedi Cara, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 30-të, ishte Mba, i cili dyfishoi shifrat, pas një lëvizje të bukur në zonën e shijakasve.

Edhe pjesa e dytë foli për të kuqtë, që shënuan edhe dy herë të tjera. Në minutën e 77-të, kryeqytetasit mbetën me 10 lojtarë, pasi mbrojtësi Preka u ndëshkua me të kuq. Megjithatë, edhe pse në inferioritet numerik, Partizani ia doli ta kthejë në goleadë. Atanaskoski shënoi të tretin në mnutën e 84-t, ndërsa Bintsouka vulosi shifrat në 4-0 në minutën e 87-të.

Me këtë fitore Partizani ngjitet në vendin e dytë me 46 pikë, ndërsa Erzeni rrezikon rënien, duke u renditur në vendin e nëntë me 26 pikë.  





Lajmet e fundit nga