Interi fiton me “tris”, Pioli drejt largimit
Inter u rikthye te fitorja dhe në zonën e katërshes më të ...

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, priti sot në një takim zyrtar dy krerët e komunave të Luginës së Preshevës, Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, dhe Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti, të shoqëruar nga zyrtarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Takimi vjen pas organizimit të suksesshëm, në korrik të këtij viti, të turneut të futbollit për fëmijët në Luginën e Preshevës nga FSHF, ku morën pjesë mbi 350 fëmijë të grupmoshës 7 deri në 13 vjeç. Në fazën finale të turneut ishte i pranishëm edhe Presidenti Duka.

Gjatë vizitës, krerët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, së bashku me Presidentin Duka, zhvilluan një tur në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u njohën nga afër me terrenet stërvitore, qendrën e stërvitjes për ekipin kombëtar, ambientet e administratës, muzeun e futbollit shqiptar dhe FSHF TV.
Presidenti Duka shprehu angazhimin e FSHF për të vijuar mbështetjen ndaj fëmijëve dhe futbollit në Luginën e Preshevës. Ai theksoi se fëmijët e Luginës së Preshevës do të përfshihen në programet e FSHF, përmes projekteve “Uniforma Ime” dhe “Topi Im”. Presidenti Duka u shpreh gjithashtu se FSHF do të kontribuojë në ndërtimin e një fushe futbolli për fëmijët e Luginës dhe do të punojë për organizimin e një kampionati rajonal.

“Ne kemi shumë dëshirë që të kontribuojmë. E ndjej vërtet si obligim dhe kemi dëshirë, do të bëjmë aq sa ne kemi mundësi. Dua t’ju falënderoj vërtet për disponibilitetin tuaj, për ndihmën, për bashkëpunimin. Ne kemi filluar disa projekte. Kemi menduar se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë duam të bëjmë. Padyshim që do të mirëpresim edhe sugjerimet e juaja. Ky është një angazhim i yni, për të bërë çfarë të mundemi për zhvillimin e futbollit, për të ndihmuar të gjithë fëmijët e Luginës, për t’u bashkuar me lojën tonë të futbollit.
Ashtu siç ne e kemi konceptuar bashkëpunimin dhe kemi filluar, ne do të regjistrojmë të gjithë fëmijët dhe ata që luajnë futboll në Luginë në programin që kemi ne, pa cenuar regjistrimin e tyre në programet e tjera, në mënyrë që ne të kontribuojmë. Do t’i regjistrojmë fëmijët, do t’i bëjmë pjesë të projektit ‘Uniforma ime’ që ne kemi, që çdo fëmijë që luan futboll në Luginë sot dhe në të ardhmen do të furnizohet me materiale sportive falas nga Federata e Futbollit, do t’i bëjmë pjesë të projektit ‘Topi im’, është projekt që furnizon çdo skuadër që luan futboll në rajon. Kemi marrë përsipër që të bashkëpunojmë për të ndërtuar një fushë futbolli që t’i shërbejë fëmijëve. Do shohim që ta organizojmë kampionat rajonal në Luginë”, – tha Presidenti Duka.

Gjatë takimit u ra dakord që baza materiale me uniforma dhe topa të përgatitet dhe me datë 12 nëntor të mbërrijë në Luginën e Preshevës e t’u shpërndahet fëmijëve të cilët luajnë futboll në kampionatet lokale.
Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, dhe Kryetari i Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti, e cilësuan si historike mbështetjen e FSHF për zhvillimin e futbollit në Luginën e Preshevës.
“Ju me shumë modesti paraqitët angazhimin dhe synimet që keni për Luginën e Preshevës dhe për të rinjtë shqiptarë aty. Kjo ditë e sotme nuk është dosido, po për ne shqiptarët e Preshevës është historike. Ju falënderoj për angazhimin, kontributin dhe ju përgëzoj për të gjithë këto arritje”, – tha Ardita Sinani.

“Ju falënderoj për mikpritjen dhe vizitën që na keni bërë atje. Për ne edhe ajo vizitë aty ka qenë historike, por edhe kjo ditë sot është historike. Komunën e Bujanovcit do ta keni një partner serioz dhe të përgjegjshëm në të gjitha këto projekte që ju keni në plan që të realizoni atje. Bujanovci ka tre shkolla të futbollit, një për vajza dhe dy për djem. Një nga klubet është si shkollë futbolli dhe vitin e ardhshëm feston 50 vjetorin e themelimit, FK Tërnovci. Uroj që të sjellim më të mirën edhe për fëmijët tanë atje. Moto jonë është më shumë sport, më shumë shëndet dhe më shumë sukses për Bujanovcin”, – tha Arbër Pajaziti.
Inter u rikthye te fitorja dhe në zonën e katërshes më të ...
Tirana – AF Elbasani dhe Dinamo City – Partizani ishin dy ...
Java e nëntë e Kategorisë Superiore u mbyll me dy ndeshje ...
Roma fitoi 2-1 ndaj Parmës në “Stadio Olimpico”, për t’iu ...
Juventus u rikthye te fitorja pas tetë ndeshjeve pa sukses...
Flamurtari regjistroi fitoren e parë në Kategorinë Superio...
Java e 9-të e Kategorisë së Parë u mbyll këtë të mërkurë. ...
Cristiano Ronaldo humbi mundësinë për të fituar trofeun e ...
Ardon Jashari është gati të fillojë zyrtarisht aventurën e...
Skënderbeu ka pësuar humbjen e parë sezonale në Kategorinë...
Janë mbyllur ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme pë...
Luciano Spalletti pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri ...
Ndeshja mes Kastriotit dhe Skënderbeut në Kategorinë e Par...
Drejtor i qendrës Multifunksionale të Pogradecit, Dorian L...
Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Atalantës, ...
Volejbollistja e “Dinamos” Nayara Ferreira, e cila u përja...
Napoli ka arritur një fitore të rëndësishme në Serinë A, d...
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, është kthyer në një ng...
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur një fitore të ma...
Egnatia i ka dhënë fund ecurisë pa humbje të Teutës, duke ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy punonjës të IEVP "Jordan Misja" kanë humbur jetën pak o...
Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogra...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...