web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festë te korçarët, Skënderbeu mund të luajë në Champions këtë verë

14 Prill 2025, 18:40, Sport CNA

Festë te korçarët, Skënderbeu mund të luajë

Nëse Skënderbeu në Superiore po has vështirësi për mbijetesën, shumë ndryshe duket situata te skuadra korçare e 19-vjeçarëve.

Skënderbeu U-19 është vetëm një ndeshje larg titullit kampion. Bardhekuqtë triumfuan 4-2 ndaj Bylisit në transfertë, rezultat që i afron me trofeun e kampionit.

Korçarët momentalisht kryesojnë me 33 pikë, 4 më shumë se Partizani i vendit të dytë, por kryeqytetasit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur, të cilën në rast se e fitojnë, e dërgojnë diferencën në -1.

Megjithatë ndeshja e fundit e kampionatit do të jetë pikërisht mes Skënderbeut dhe Partizanit. Korçarëve iu mjafton një barazim, për t’u shpallur kampionë.

Por jo vetëm kaq! Në rast se ata sigurojnë vendin e parë, do të kenë mundësinë të luajnë në kualifikueset e Champions League në verë.

Arritje e rëndësishme për juglindorët, që për shkak të dënimit të ekipit të parë, tani mund t’i kënaqen sukseseve të të rinjve në Europë.





Lajmet e fundit nga