web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dominon Vllaznia, shikoni formacionin e javës në Superiore

13 Prill 2025, 17:29, Sport CNA

Dominon Vllaznia, shikoni formacionin e javës në Superiore

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t në Superiore. Këtë javë, Vllaznia, Partizani, AF Elbasani dhe Teuta morën fitore të rëndësishme, ndërsa Skënderbeu – Tirana u mbyll në barazim 1-1.

Në portë është zgjedhur Angelo Tafas (Teuta).

Mbrojtja përbëhet nga Erdenis Gurishta (Vllaznia), Marcelino Preka (Partizani), Edison Kola (Tirana) dhe Blerim Kotobelli (Teuta).

Në mesfushë janë përfshirë Klinti Qato (Vllaznia), Kristi Qose (AF Elbasani) dhe Akileu Ndreca (Tirana).

Sulmi përbëhet nga Karim Loukili (AF Elbasani), Saleh Nasr (Skënderbeu) dhe Albers Keko (Partizani).

Trajneri më i mirë i javës është shpallur tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdaric.

Dominon Vllaznia, shikoni formacionin e javës në Superiore





Lajmet e fundit nga