web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e bujshme e presidentit: U frikësohem trukimeve, të përgjohen telefonat

11 Mars 2024, 14:28, Sport CNA

Deklarata e bujshme e presidentit: U frikësohem trukimeve, të

Presidenti i Leço-s në Itali, Paolo Leonardo Di Nunno, ka bërë deklarata të bujshme. Pas humbjes së fundit me Palermon, Di Nunno deklaroi se u frikësohet trukimeve në këtë fund të kampionatit.

"Më intereson pak rezultati sepse tani jemi të dënuar të biem nga kategoria. Përkundrazi, diçka tjetër më shqetëson: edhe sot ndeshjet e futbollit shiten dhe trukohen, kam frikë nga lëvizjet e çuditshme nga ana e tanëve. Shpresoj t'i vënë në përgjim telefonat e të gjithëve", deklaroi Di Nunno për mediat.

Sezoni i Leço-s është i komplikuar, me vetëm 5 fitore në kampionat dhe tre trajnerë të ndryshëm në stol (Foschi, Bonazzoli dhe Aglietti). Kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje nga përfundimi i kampionatit, skuadra gjendet 6 pikë prapa Feralpi Salò që mban vendin e parafundit në renditje, skuadra duket e dënuar me një rikthim të menjëhershëm në Serinë C dhe ditët e fundit edhe marrëdhëniet me tifozët janë tensionuar shumë.





Lajmet e fundit nga