web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Champions League/ 6 gola në 2 ndeshje, shpërthen Newcastle

1 Tetor 2025, 20:37, Sport CNA

Champions League/ 6 gola në 2 ndeshje, shpërthen Newcastle

Dy ndeshjet e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, prodhuan gjashtë gola të shënuar.

Newcastle arriti një fitore bindëse 4-0 në fushën e Royale Union SG. Anglezet zhbllokuan sfidën në minutën e 17-të me golin e Woltemade.

Më pas Gordon realizoi dy herë nga pika e bardhë, duke thelluar rezultatin. Në minutën e 80-të, Barnes vulosi shifrat përfundimtare 4-0.

Në ndeshjen tjetër, Qarabag triumfoi 2-0 ndaj Copenhagen në Baku. Ekipi azerbajxhanas konfirmoi formën e mirë dhe siguroi fitoren e dytë radhazi. Pas dy takimeve të para, Qarabag ka grumbulluar gjashtë pikë.





Lajmet e fundit nga