web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Champions/ Goleada dhe surpriza, shkëlqejnë Bayern e Inter. Zhgënjen Liverpool

30 Shtator 2025, 22:56, Sport CNA

Champions/ Goleada dhe surpriza, shkëlqejnë Bayern e Inter.

Janë mbyllur shtatë ndeshjet e vlefshme për raundin e dytë në Ligën e Kampioneve.

Bayern Munich regjistroi fitore të thellë 5-1 ndaj qipriotëve të Pafos në transfertë.

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Atletico Madrid ndaj Eintracht Frankfurt.

Fitore e pastër për Interin me rezultatin 3-0 ndaj Slavia Pragë.

Marseille nuk fali, duke mposhtur thellë 4-0 Ajaxin, ndërsa Chelsea triumfoi 1-0 përballë Benficas.

Tottenham shmangu humbjen, duke barazuar 2-2 me Bodo Glimt, pavarësisht disavantazhit të dyfishtë.

Zhgënjim nga Liverpool, që u mposhte 1-0 nga Galatasaray në Turqi. 

REZULTATET: 

Galatasaray-Liverpool 1-0

Atletico Madrid-Eintracht Frankfurt 5-1

Bodo/Glimt-Tottenham 2-2

Chelsea-Benfica 1-0

Inter-Slavia Prague 3-0

Pafos-Bayern Munich 1-5

Marseille-Ajax 4-0





Lajmet e fundit nga