web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Champions League/ Barça-PSG, finale e parakohshme. Mësoni ndeshjet e ditës së sotme

1 Tetor 2025, 07:19, Sport CNA

Champions League/ Barça-PSG, finale e parakohshme. Mësoni ndeshjet e

E mërkura sjell 9 ndeshjet e fundit të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve.

Vëmendja më e madhe është përqendruar te përballja mes Barcelona-s dhe PSG-së, e cilësuar si një finale e parakohshme.

Barcelona, e pamposhtur këtë sezon, kryeson La Ligën dhe kërkon të dërgojë një mesazh të fortë në Europë. Nga ana tjetër, PSG vjen pas një fitoreje 4-0 ndaj Atalanta-s dhe synon të bëhet skuadra e dytë në histori që fiton tri ndeshje radhazi në Champions me diferencë 4 ose më shumë gola.

Statistikat tregojnë se Barcelona ka një bilanc më të mirë historikisht ndaj PSG-së, por francezët kanë fituar dy herët e fundit në Spanjë.

Ndeshje të tjera të rëndësishme janë Juventus-i kundër Villarreal-it, Manchester City në transfertë ndaj Monaco-s dhe Arsenal-i kundër Olympiacos-it.

Dortmund-i pret Athletic Bilbao-n, Leverkusen-i përballet me PSV-në, Napoli sfidon Sporting Lisbona-n, ndërsa Newcastle përballet me Royale Union SG.

Champions League/ Barça-PSG, finale e parakohshme. Mësoni ndeshjet e





Lajmet e fundit nga