web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Botërori 2027 për vajza/ Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

4 Qershor 2026, 20:22, Sport CNA

Botërori 2027 për vajza/ Shqipëria mbyll përgatitjet

Kombëtarja e vajzave zhvilloi pasditen e kësaj të enjteje stërvitjen e fundit dhe zyrtare në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”.

Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit teknik, skuadra kuqezi zbriti në fushë në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, duke mbyllur përgatitjet për sfidën e rëndësishme që do të luhet nesër.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësja Armera Tukaj zhvilloi një program të veçuar stërvitor për shkak të një shqetësimi muskulor. Pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të stafit teknik dhe gati për takimin ndaj përfaqësueses çeke.

Ndeshja Çeki – Shqipëri do të luhet nesër në stadiumin “FK Viktoria Zizkov”, duke nisur nga ora 17:30.





Lajmet e fundit nga