web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrihet marrëveshja, klubi i Superiores zhbllokon merkaton

25 Janar 2024, 15:49, Sport CNA

Arrihet marrëveshja, klubi i Superiores zhbllokon merkaton

Laçi arriti dy suksese të rëndësishme këtë javë. Përveç kualifikimit në çerekfinalen e Kupës, kurbinasit ia dolën të zhbllokojnë edhe merkaton.

Klubi i Laçit ka zgjidhur problematikën në FIFA, duke bërë marrëveshje me lojtarët që kishin fituar gjyqet: Lukas Ramos dhe Saliu Guindo. Në këtë mënyrë, sistemi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për llogari të Laçit është hapur dhe menjëherë klubi ka federuar dy afrimet e deritanishme: Indrit Prodani dhe Toni Salihu.

Mbrojtësi i majtë debutoi dje si titullar kundër Dinamos, ndërsa sulmuesi 23- vjeçar kosovar u fut në minutat e fundit. Salihu vjen pas aktivizimit në ligën e parë kosovare me klubin Prishtina e Re, ndërsa ka luajtur edhe me Oniks dhe Vllazninë e Pozheranit.

Kësisoj, klubi i vetëm i Superiores që ka ende merkaton e bllokuar në FIFA është Tirana, e cila duhet të paguaje ose gjejë marrëveshje me ish-lojtarët, përndryshe do të duhet të presë deri në verën e vitit 2025 për transferime të reja.





Lajmet e fundit nga