web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parashikimi i motit, 21 prill 2025

21 Prill 2025, 07:14, Sociale CNA

Parashikimi i motit, 21 prill 2025

Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal territori shqiptar do të kushtëzohet nga mot i paqëndrueshëm.


Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu, më të dukshme në zonat veriore dhe qendrore.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit ku priten rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dyja vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h.

Deti do të ketë dallgëzim deri në 3 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga