SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Të dhënat e Censit 2023 referuan se në të gjithë vendin, rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç jetonin vetëm.
Sipas të dhënave të Censit, pjesa më e madhe e popullsisë, 88,1 për qind jetonin në Njësi Familje përbërje tradicionale të bërthamave familjare (fëmijë, bashkëshort, bashkëjetues dhe prindër).
Nga pjesa tjetër e popullsisë (11,9 për qind), 7,6 për qind e tyre deklaruan se nuk kishin lidhje familjare dhe 4,3 për qind e popullsisë jetonin vetëm.
Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5 për qind e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona).
Bërthamat familjare më të shpeshta përbëheshin nga çifte të martuara ose bashkëjetues me fëmijë, 52,2 për qind, e ndjekur nga çifte të martuara ose bashkëjetues pa fëmijë, 37,5 për qind, ndërkaq prindërit e vetëm me fëmijë përbënin vetëm 10,3 për qind të tyre.
Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7 për qind) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3 për qind) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5 për qind në Censin e 2001.
Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0 për qind nga 30,4 për qind vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4 për qind nga 16,7 për qind në 2011.
Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8 për qind) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9 për qind).
Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët (19,0 për qind) dhe raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve (46,1 për qind). Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011.
Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe emigracionit ndërkombëtar/brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censusin e 2023-shit.
Duke analizuar grupmoshën 50-69 vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet një zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970. Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një rritje e normave të lindshmërisë, njohur si “baby boom”.
Norma të ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë. Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe emigracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë./Monitor
Në vitin 2023, Censi i popullsisë dhe banesave gjeti m...
Ditën e sotme do të ketë reshje shiu të cilat do të jenë p...
Vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
Në Shqipëri regjistrohen rreth 140 mijë persona me aftësi ...
Pasditen e kësaj të diele është hapur aksi I rri rrugo...
Kjo e diel pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferik...
Në Shqipëri rreth 6 mijë raste të reja identifikohe...
Këshilli Bashkiak ka rrëzuar propozimin e Shoqërisë Ra...
Shpopullimi i vendit për shkak të emigrimit masiv, por...
Popullsia e vendit ra me 420 mijë persona ndërmjet cen...
Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosfer...
Këtë të premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kush...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se nga...
Edhe këtë të martë, kushtet atmosferike do të jenë të ...
Kjo e hënë e javës së fundit të qershorit vjen me temp...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të jetë nën ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve...
Gjatë fundjavës, vendi ynë do të vijojë të jetë nën nd...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...