Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...

Ish-Ministri i Financave dhe socialisti Arben Malaj ka ironizuar sot pretendimet për pafajësi të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj shprehet se Veliaj duhet të ndalojë poshtërimin e prokurorëve, gjyqtarëve dhe çdo kritiku të tij që i jep metaforën e ‘gomarit’ dhe të merret me akuzat.
Malaj thekson se edhe pse Veliaj ka të drejtën që të prezumohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar për të, nuk është as ‘engjëll’ dhe as ‘i burgosur politik’.
“Erion Veliaj ka të drejtën të prezumohet i pafajshëm, por Veliaj nuk është"engjëll" dhe as "i burgosur politik".
Veliaj nuk bën mirë që ofendon një prokurore me metaforën e "gomarit", pasi cenimi ligjor i kritereve ligjore dhe masave duhet verifikuar nga institucionet e drejtësisë, jo nga poshtërimet e Veliajt.
Ok, po nëse ndërrohet prokurori dhe akuzat mbeten, çfarë i mbetet Veliajt?
Veliaj nuk është engjëll sepse:
Veliaj dhe Mjaft qenë që ditën e parë skllav vullnetar i Ramës.
Ka keqpërdorur "Mjaft"-in kundër kujtdo që Rama e shpallte armik, midis shumë të tjerëve edhe mua.
Veliaj ka keqpërdorur çdo burim financiar për të ndërtuar lavdinë e tij sipërfaqësore.
Veliaj fshehu transparencën e fondeve ne miloona euro te "Mjaft" duke deklaruar se i kishte humbur laptopi.
Por veprimet ligjore të burimeve të financimit dhe të shpenzimeve.
Nëse është financuar nga fonde të zeza, kjo bëhet vetëm për qëllime të zeza?!
Veliaj terrorizoi fshatarët e varfër që shisnin për mbijetesë fruta dhe perime, praktikë kjo që nuk gjen vend në asnjë cep të asnjë kuadrati në Neë York.
Veliaj, bashkë me policinë e shtetit, nxorën me dhunë banorët e Astirit dhe të "5 Majit" në palcën e dimrit, duke bërë të qajnë dhe të mallkojnë bashke me fëmijët në krahë e gjysheve, apo duke thithur gazin e helmuar.
Veliaj, i përkëdhelur nga mentori që e shfrytëzoi deri në palcë, krijoi ushtrinë me rreth 36 këshilltarë që paguheshin nga taksat e shqiptarëve.
Ata të gjithë kryesisht kishin portale dhe ngrinin në qiell Veliajn dhe luftonin paçipërsisht çdo individ.
Kurtz, ish-kancelari i Austrisë vetëm se ndërtojë të njëjtën skemë ndikimi deformues të votës së votuesve, humbi postin e Kyetarit të partisë, humbi postin e Kancelarit dhe u gjykua për ta dënuar edhe penalishtë.
Veliaj turpërisht sulmonte çdo zë kritik duke i atakuar publikisht se "ishin të tillë sepse i kishin kërkuar leje ndërtimi dhe ai nuk ua kishte dhënë".
Ky sulm i pashpirt ndaj vëllait tim, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë një vit më parë edhe nën stresin e arrogancës së tij dhe drejtorit të urbanistikës, "dhëndrit të shokut Xhemal"
Kur bashkia shkeli çdo afat ligjor, kërkova një takim vetëm me Veliajn.
U bë në një takim ballafaques me Veliajn, që kishte marrë edhe urbanistin e "shteti jam unë".
Pa asnjë etikë komunikimi, kur i thashë: "Ktheni përgjigje se e keni detyrim ligjor dhe do të ankohem në rrugë ligjore ne gjykatë", ai me një arrogancë që nuk është hasur asnjëherë, m'u përgjigj me një arrogancë përbuzëse: "Ik ku të duash".
Atëherë në zyrë iu ktheva atij dhe Veliajt se qenka e vërtetë ajo që thotë populli, se në bashkinë tuaj ka një mafie të tokave.
Ju bllokoni ditën pronarët ligjorë, ndërsa oligarkët tuaj natën u bëjnë presion pronarëve ligjorë për t'u blerë tokën me çmime apo koeficientë pjesëmarrjeje shumë më të ulët se tregu.
Në respekt të shpirtit të vëllait tim të ndjerë, jam i gatshëm të dal dëshmitar.
Mediat pranë Veliaj shpifnin se vëllai im kishte kërkuar kullë.
Genjeshtra gjithnjë i ka këmbët të shkurtra.
Menjëherë publikovane rrjetet sociale, kërkesën që vellai I kishte drejtuar Veliajt ku kërkonte vetëm të vendoste një ndërtim provizor druri,vetëm që të mos ia zaptonin tokën.
Qëndrimi im nuk ushqehet vetem nga ky rasti konkret.
Por rasti konkret mbështet argumentet pse Veliaj nuk është engjëll.
Mesazh i përsëritur për Veliajn:
NDAL poshtërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe cdo kritiku ndaj teje.
Kujdes me metaforën me gomarin/gomarët se të kthehet tek vetvetja.
Rilindasit, ku ju bënit pjesë si ushtari i mirë Shvejk, do të jeni përgjegjës moralë përballë kriminalizimit të një pjese të rëndësishme të institucioneve dhe administratës publike.
Merru me akuzat E.V., jo me gomarët, sepse ata, edhe sipas Dritëro Agollit, në kohën e Rilindjes kanë kohë që janë vënë përpara kalit:
"Në vendin tim e në vendin tënd, Një i marrë, një vend e çmend;
Në vendin tim, në vendin tënd Kalin e lidhin, gomari pëllet; Se kalin e kanë vënë pas gomarit, dhe gomarin para kalit”,-shkruan Malaj./CNA
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një...
Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin e tij, lidhur ...
Në episodin e podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Barcelonë në një vizitë z...
Protesta e fundit e opozitës është shoqëruar me përplasje ...
Kreu i PD-së Sali Berisha pas përfundimit të fjalës në sel...
Në protestën e pasdites së sotme ka patur përplasje të for...
Para selisë së PD-së Sali Berisha është shprehur se kryeng...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kreu i PD-së Sali Berisha në mbyllje të protestës para sel...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka deklaruar...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka publikuar video të një ...
Tensione janë regjistruar pranë Parlamentit, ku deputetët ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se formula e vetme ...
Pas përfundimit të fjalimit të Berishës kanë nisur dhe për...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka sfiduar publikisht kryeminist...
Kreu i PD-së Sali Berisha në protestë ka folur për thirrje...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin E...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...