web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkarkimi i zëvendësministrit për cigaren/ Rama, dy fjalë për ata që u tallën me aktin

24 Shtator 2025, 18:42, Politikë CNA

Shkarkimi i zëvendësministrit për cigaren/ Rama, dy fjalë

Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e pasdites së sotme me ministrat dhe deputetët për shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm Andi Mahila i cili u filmua duke pirë cigare brenda një lokali.

Rama iu drejtua me dy fjali atyre që e tallën për aktin e shkarkimit Ministren e Brendshme, Albana Koçiu duke thënë se të mos e përshëndesësh aktin e shkarkimit të zëvendësministrit për cigaren dhe të bësh hajgare do të thotë të jesh një bisht cigareje i ngelur në një taketuke që pritet të shkojë për riciklim.

“Të mos përshëndesësh aktin e shkarkimit të zëvendësministrit për cigaren dhe të bësh hajgare do të thotë të jesh një bisht cigareje i ngelur në një taketuke që pritet të shkojë për riciklim.

Besoj se të gjithë deputetët dhe ish-deputetët sepse ata mbeten pjesë e jona unë do të mobilizohem që ata të angazhohen për të marrë përgjegjësinë mbi shpatulla me njohjet që kanë.

Patronazhistët mezi po presin të hakmerren për përqeshjet.

Nuk jemi ne që përcaktojmë datën e zgjedhjeve, po flas për Tiranën, por besoj se goditja e patronazhistëve në Mat e bashkitë e tjera do të jetë e fuqishme," deklaroi kryeministri./ CNA





Lajmet e fundit nga