web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: SPAK-u nuk mund të survejojë partitë në proces elektoral/ Leksioni që na vjen nga Belgjika për krimet zgjedhore

22 Shkurt 2025, 10:18, Politikë CNA

Rama: SPAK-u nuk mund të survejojë partitë në proces

Kryeministri Edi Rama, në një dalje të tij në rrjetet sociale dy ditë më parë, deklaroi se SPAK-u nuk mund të survejojë partitë politike në një proces elektoral, ndërsa tha se uronte të ishte një lajthitje e momentit nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

“Nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor, sepse nuk mundet kurrën e kurrës të kthehemi në kohërat e errëta se kush merret me politikë të survejohet. Dalja në këto pozicione është ndërhyrje në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre”, u shpreh kryeministri.

Kjo deklaratë mund të merret si një frikësim i kreut të qeverisë ndaj punës që po bën dhe do ta bëjë struktura e posaçme në këtë drejtim.

Në fakt krimi zgjedhor është vepër penale, e cila hetohet dhe dënohet në vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria. Po ju sjellim rastin konkret, atë të Belgjikës.

Në Belgjikë, veprat penale që lidhen me mashtrimin zgjedhor mund të dënohen me burgim nga tetë ditë deri në dy vjet, ose me gjobë nga 26 deri në 1000 euro, në varësi të natyrës së mashtrimit.

Por kush i heton veprat penale të lidhura me krimet zgjedhore në Belgjikë?

Siç shihet edhe nga grafiku, prokurori publik mban vendin e parë 66 (39%), policia 57(34%), hetuesi special 11(7%), organi i menaxhimit të zgjedhjeve 8 (5%), të tjera 20(12%) dhe të paspecifikuara 41 (24%).

Rama: SPAK-u nuk mund të survejojë partitë në proces

Pra, thënë ndryshe ashtu si në Belgjikë krimi zgjedhor hetohet nga prokurori publik, apo hetuesi special, njëjtë edhe në Shqipëri Prokuroria e Posaçme, ashtu si Prokuroria e Përgjithshme janë në të drejtën e tyre Kushtetuese të hetojnë krimet zgjedhore.

Hartimi i një strategjie nga ana e SPAK-ut për hetimet dhe parandalimin e krimeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare të majit 2025, përmes ngritjes së një strukture dhe grupeve të hetimit në terren, duhet të shihet pozitivisht nga të gjitha palët politike, përfshirë këtu vetë kreun e qeverisë.

Nëse partitë majtas apo djathtas duan të kryejnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa blerë vota dhe pa u ushtruar trysni qytetarëve, atëherë krijimin e strukturës hetimore të posaçme për krimet zgjedhore nga ana e SPAK-ut, tashmë duhet ta kishin duartrokitur të gjithë në unison pavarësisht kahut politik./ CNA





Lajmet e fundit nga