Ekonomia e përditshme/ Çfarë ndikimi kanë çmimet e karburantit sot?
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar ditën e sotme një shkresë SPAK-ut në lidhje me hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
Më shkresën dërguar SPAK-ut, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon hetim pa vonesa ndaj gjyqtares Gjoka, pasi, sipas tyre, po cenohet interesi publik.
Gjyqtarja Gjoka është nën hetim për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.
Kërkesa vjen pas njoftimit nga Prokuroria e Përgjithshme se gjyqtarja Gjoka rezulton e dënuar në shtetin grek.
Pasi Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se gjyqtarja e Gjykatës së Posacme Irena Gjoka rezulton e dënuar në shtetin grek dhe një fakt të tillë e ka fshehur në formularët e vetdeklarimit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Posacme, përfundimin pa vonesa të hetimit të saj për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.
Në shkresën e firmosur në emër të opozitës, nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Pd, Gazment Bardhi, thesohet se “përmes këtij konfirmimi të autoriteteve përgjegjëse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit, në kuptim të nenit 6/1 të Kushtetutës, ligjit nr. 95/2016 dhe ligjit nr. 96/2016, si dhe ka fallsifikuar aktet, duke kryer një tjetër krim, në mënyrë të përsëritur, për shkak të mosdeklarimit të urdhër dëbimeve dhe vendimit gjyqësor të dënimit. Është e pashpjegueshme sesi ende sot Prokuroria e Posaçme zvarrit hetimin për këtë rast, duke vijuar devijimin nga parimi i barazisë përpara ligjit dhe duke lejuar vijimin e gjendjes së paligjshmërisë në sistemin gjyqësor.”.
Deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shprehin shqetësimin e thellë, për mosveprimin në kohë të Prokurorisë së Posaçme, që po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor. “Cenimi i parimit të “gjykatës së caktuar me ligj”, është shkak i mjaftueshëm kushtetues për të cënuar çdo vendimmarrje të saj si gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar. Kjo ka pasoja të rënda për vetë sistemin e drejtësisë, për vetë punën e Prokurorisë së Posaçme, por mund të shkaktojë edhe pasoja të rënda financiare për shtetin shqiptar. Ky rast cenon edhe besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë dhe krijon pasiguri mbi vendimmarrjet e sistemit gjyqësor, duke cenuar integritetin e të gjithë sistemit.”- thuhet në letrën e firmosur nga Gazment Bardhi.
Në përfundim, opozita thekson se “Për këtë arsye, duke respektuar parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe duke shmangur çdo ndërhyrje në çështje konkrete në hetim apo në punën e Prokurorisë së Posaçme, ne deputetët e opozitës në Kuvend, në përputhje me parimin e ndarjes dhe të balancimit të pushteteve, parimit të shtetit ligjor, dhe të përgjegjësisë sonë si deputetë për të mbrojtur interesin e shtetit shqiptar, kushtetutshmërinë dhe ligjshmërisë në sistemin gjyqësor, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme që të veprojë në kohë, pa vonesa të mëtejshme, me paanësi dhe në përputhje me parimin e barazisë përpara ligjit, për hetimin brenda një afati të arsyeshëm të këtij rast. Çdo vonesë nga ana juaj për përgjegjësinë penale apo nga organet e tjera kushtetuese për përgjegjësinë administrative, shkakon pasoja të rënda për interesin publik, për vetë sistemin e drejtësisë dhe për interesat financiare të shtetit shqiptar.”.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të takohet kë...
Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit është shqyrtuar ankimimi...
Deputetja e PD-së, Elda Hoti, në mbledhjen e Byrosë së Kuv...
Mbledhja e Byrosë së Kuvendit është shoqëruar me debate. ...
Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme po shqyrtohe...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka deklaruar se opozita...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i pyetur pë...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj u shpreh sot kritik ...
Ekspertja e integrimit, Ilda Zhulali deklaroi sot se qever...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Ish-kandidati për deputet, Aulon Kalaja ndau sot një qëndr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i ftuar në...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në A2 CNN ka...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti demokrat, Luan Baçi zbouloi sot pak nga ideja e o...
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se opozita do të p...
Opozita po zhvillon këtë të hënë protestën e radhës para K...
Këtë të hënë u mbajt seanca e parë plenare e vitit 2026 pë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla në fjalën e m...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...