web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasjet në PL/ Kryemadhi “shuplakë” Metës

19 Prill 2024, 17:10, Politikë CNA
Përplasjet në PL/ Kryemadhi “shuplakë” Metës
Monika Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi i ka dhënë sërish një shuplakë të fortë dhe një mesazh të qartë kreut të PL-së Ilir Meta.

Kryemadhi thekson se, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik.

Ajo nënvizon, çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes.

“Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik.

Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to. Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes.

Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë.  E drejta për tu përmisuar ështe për këdo.

Sot në orën 18:00 në KDK e PL”, shkruan Kryemadhi./ CNA





Lajmet e fundit nga