
Ish kryeministri Sali Berisha në një takim me gratë e LDGSH-së ka folur lidhur me situatën në të cilën gjendet parlamenti I Shqipërisë.
Ai thotë se Parlamenti është katandisur në sallë anekënd me gardistë dhe se de facto ai nuk ekziston.
“Beteja që është bërë këto dy muaj, ka qenë një betejë shumë e suksesshme. Parlamenti, siç e shihni, është katandisur në 4 minuta. Është katandisur në klandestinitet. Është katandisur në sallë anekënd me gardistë. De facto ai nuk ekziston më dhe kjo është meritë e jashtëzakonshme e deputetëve të parlamentit. Së dyti, beteja e tyre kundër meje. Në fakt kjo ka qenë beteja ime kundër tyre. Në fakt ka qenë beteja e Sali Berishës kundër tyre. Sepse unë i detyrova ata të ndjekin çdo hap në rrugë antikushtetuese, antiligjore. Pse i detyrova? Sepse janë të tmerruar. Ata janë të trembur nga opozita që nuk e kontrollojnë më.”, tha Berisha.
Ai thotë se Rama e ka të qartë se nuk do të qëndrojë më të pushtet.
“Edi Rama e ka të qartë si drita e diellit se në pushtet nuk mund të qëndrojë më. Duhet të jemi të vërtetë. A bëhen zgjedhje në Rusinë e Putinit? Bëhen, tani ka shpallur kandidaturën. A bëhen zgjedhje në Bjellorusi? Bëhen. A bëhen zgjedhje në Mianmar? Bëhen. Në Venezuelë bëhen. Por opozita nuk fiton. Askush nuk mendon se Putini mundet me zgjedhje. Askush nuk beson se junta ushtarake mundet me zgjedhje. Do të ishte një vetëmashtrim i madh në qoftë se mendojmë se e mundim me zgjedhje Edi Ramën. Jo! Kurrë. Do të ishte absurde nëse mendojmë se ditën e votimit do rrëmbejmë armët për të vrarë, për të asgjësuar kriminelët që nuk lejojnë votimin.”, u shpreh ai.
Sipas liderit historik të PD-së demokratët do të përdorin çdo mjet për ta rrëzuar atë.
“Do të ishte jorealiste nëse mendojmë se ditën e votimit do të bllokojmë thasët e parave që përdoren për të blerë votat. Këto nuk mund t’i bëjmë ne, por ajo që mund të bëjmë ne është rrëzimi i Edi Ramës. Ne do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur Edi Ramën. Pra, thashë një kohë kthese reale, një kohë kthese në vendimin e çdo njeriu, të vendosësh të luftosh një diktaturë është një vendim hyjnor për nga rëndësia e tij. Por të vendosësh të luftosh një diktaturë do të thotë të mbrosh të vërtetën, i gatshëm për sakrifica, duke bërë gjithcka në funksion të saj. Kjo është ajo pra çfarë kërkon kjo kohë e dytë për ne, për përmbysjen e diktaturës së dytë. Kjo kërkon që secila nga ju, të bëjë gjithçka me të gjithë rrethin e saj, me të gjithë njohjet e saj, se armën më të fuqishme e kemi ne. Arma më e fuqishme e jona janë qytetarët, janë e drejta, e vërteta.”, tha ai.
“Ne duhet të mobilizojmë çdo potencial tonin për të larguar këtë armik, që në aspektin e qenies faktohet armik më i egër se çdo diktator që kemi njohur gjer më sot. Ju falënderoj dhe unë kam shumë besim te ju, se në kontributin tuaj, ju sot jeni shumicë. Dhe nuk jemi vetëm shumicë numerike, por edhe shumicë cilësore. Pra, realisht askush nuk ka më në dorë fatin e këtij vendi, e këtij kombi, e shpresës dhe të ardhmes së tij më shumë se ju.”, shtoi Berisha./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim m...
Ish-deputeti Belind Këlliçi ka publikuar një video të ...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masë arresti shtëpiak ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën e sotme ...
Prokuroria e Posaçme ka dërguar këtë të premte në GJKKO pr...
Partia Socialiste kërkon përjashtimin e deputetit të opozi...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar për op...
Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të datës 20. 12....
Sipas gazetarit Arjan Çani Berishës do i heqin të drej...
Analisti Preç Zogu ka folur lidhur me situatën në të c...
Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti thotë se ...
Ish-deputeti Belind Këlliçi ka folur lidhur me vendime...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar zhvilli...
Ish kryeministri Sali Berisha, pas mbledhjes së Kryesi...
Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar di...
Analisti Andi Bushati ka folur lidhur me heqjen e imun...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dek...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ...
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërmarrë lëvizjen e ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...