Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me gratë e LDGSH-së.
Berisha u shoreh se epoka që solli PD, ka marrë fund.
“Vij sot te ju për një bisedë në të cilën duhet të theksoj këto momente kryesore. Prej kohësh është përsëritur se PD është në një betejë për jetë dhe vdekje, në një betejë për ekzistencën e saj. Ne para pak ditësh kremtuam 33-vjetorin e themelimit të partisë. Tani duhet të flasim haptas. Kjo parti, që përmbysi dhe ndau epoka dhe solli për shqiptarët epokën më të ndritur në tërë historinë e tyre, ka një trashëgimi të jashtëzakonshme. Por në qoftë se si njerëz që do u përmbahemi të vërtetave, duhet të pranojmë se ajo epokë që solli PD, ka marrë fund. Ajo nuk ekziston më në parimet e saj të lirisë përveç tregut, ajo epokë nuk ekziston më në Shqipëri.”, tha Berisha.
Sipas tij në Shqipëri është vendosur një monizëm më i fuqishëm, se ai në vitin 1990-1991.
“Sot, në Shqipëri është vendosur një monizëm më i fuqishëm, ua them me përgjegjësi të plotë, se ai që rrëzuam në vitin 1990-1991. Sot, liritë politike të popullit opozitar janë absolutisht de facto të asgjësuara. Sot, çdo formë shteti që të pret liritë, është pushtim i brendshëm apo i jashtëm. Dhe mund t’u them se në histori janë të rralla kombet që kanë përjetuar pushtime më të shumta se ne. Por asnjëri prej këtyre pushimeve nuk ka spastruar në 9 vite, 35 përqind të kombit shqiptar. Kurrë dhe asnjëherë. Ju jeni nëna, motra, vajza, gjyshe, jeni kontributore kryesore në epokën që është mbyllur.”, u shpreh ai.
Ish-kryeministri shprehet se nuk ka asnjë dyshim për çdo njeri që ka gjykim politik se kjo është një diktaturë bande dhe të gjithë ata që kanë studiuar diktaturat, diktaturën e bandës e kanë cilësuar si më të keqen e diktaturave
“Me shumë të drejtë mund të shtroni pyetjen: po mirë, ju thoni se epoka që solli PD u mbyll. Çfarë mbetet për ne demokratët? Gjithnjë do i përmbahemi të vërtetës. Për ne demokratët mbeten vetëm dy gjëra. Mbetet trashëgimia jonë, thashë edhe njëherë, ne sollëm epokën më të ndritur në historinë e këtij kombi. Por, ne sot këtu ku jemi, jemi para një vendimi të parë ose të dytë të jetës sonë. Të parë, për vajzat e reja që në vitet 1990 nuk kanë pas lindur akoma ndoshta, të dytë për ne të tjerët, që në vitin 1990 u ngritëm dhe rrëzuam diktaturën. Pra, për të përmbysur këtë diktaturë. Nuk ka asnjë dyshim për çdo njeri që ka gjykim politik se kjo është një diktaturë bande dhe të gjithë ata që kanë studiuar diktaturat, diktaturën e bandës e kanë cilësuar si më të keqen e diktaturave. Sepse në dallim nga diktaturat e tjera, që kanë ligje, kjo nuk ka ligje, por vetëm vullnet të një njeriu që bën gjithçka dhe merr çdo vendim.”, u shpreh Berisha.
Lideri historik i PD-së thotë se shqipëria u braktis pasi shqiptarët dhe PD u tradhëtua.
“Por për çfarë na duhet e shkuara jonë? Na duhet për reflektim për përgjegjësinë tonë për këtë që ka ndodhur. Se kjo që ndodhi, ne përmbysëm diktaturën si luftëtarë lirie, si njerëz që dëshmuam se pasioni ynë kryesor është liria. Por këto 10 vite, para syve tanë, liria u tret. Para syve tanë, institucionet demokratike u shpërbënë. Para syve tanë, të drejtat e qytetarëve tanë u shkelmuan. Para syve tanë, u arrestuan për çështje civile 22 mijë qytetarë. Para syve tanë, bandat rivendosën sundimin e tyre, që ne me duart e hekurta i përzumë. Para syve tanë, fëmijët tanë vetëm u larguan nga Shqipëria. Shqipëria u braktis. Para syve tanë ndodhën të gjitha këto. Jo se ne na kishte lënë fuqia. Jo. Jo se ne nuk kishim pasion lirinë. Jo. Por në mënyrën më tragjike ne u tradhtuam.”, shtoi ai.
“Ne jemi sot opozitarët e kauzave të tradhtuara. Sepse ne nuk duhet të lejonim kurrë të ndodhnin këto. Ne kishim çdo fuqi për të mos lejuar instalimin e kësaj që është instaluar.”, tha Berisha./ CNA
Ish-deputeti Belind Këlliçi ka publikuar një video të ...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masë arresti shtëpiak ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën e sotme ...
Prokuroria e Posaçme ka dërguar këtë të premte në GJKKO pr...
Partia Socialiste kërkon përjashtimin e deputetit të opozi...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar për op...
Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të datës 20. 12....
Sipas gazetarit Arjan Çani Berishës do i heqin të drej...
Analisti Preç Zogu ka folur lidhur me situatën në të c...
Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti thotë se ...
Ish-deputeti Belind Këlliçi ka folur lidhur me vendime...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar zhvilli...
Ish kryeministri Sali Berisha, pas mbledhjes së Kryesi...
Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar di...
Analisti Andi Bushati ka folur lidhur me heqjen e imun...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dek...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ...
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërmarrë lëvizjen e ...
Argita Malltezi është shprehur e sigurt se ish-kryemin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...