Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Në media po dirigjohet një lajm për lidhjet dhe përgjimet e bëra nga SPAK-u për Gjykatën Kushtetuese me një urdhër prokurori.
Disa e tjerrin, disa përdorin si argumente, skandal i madh, si mund të përgjohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, pse duhet të përgjoheshin e kështu me radhë.
Në fakt, nuk janë përgjuar pa urdhër. Por ka një Kod Penal dhe ka disa ligje shteti shqiptar.
Prokurorët e SPAK-ut kanë të drejtën e përgjimeve për të siguruar provat dhe nuk bëhet fjalë për përgjime të thjeshta, por bëhet fjalë për rrëzimin në Gjykatën Kushtetuese të dosjeve të SKY dhe Encrochat.
Le ta shohim nga ana tjetër.
Çfarë do të ndodhte sikur të rrëzoheshin ato përgjime dhe kriminelët të kishin dalë jashtë?
Por po e lëmë këtë pyetje, shkojmë në një anë tjetër.
Kush ka pak memorie le të kthehet pak në kohë, disa muaj më parë, kur gati plasi skandali i një afere seksuale brenda Gjykatës Kushtetuese.
Në momentet e para u duk se doli një informacion rozë, por a mund të ishte ky një shantazh i grupeve kriminale?
CNA në atë kohë paralajmëroi, siguroi dhe videon, por nuk e publikuam kurrë pikërisht që të mos përdorej si e tillë dhe në atë moment anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë videon dhe janë në dijeni, duhet të kishin dhënë dorëheqjen, jo të ishin objekt i shantazhit të krimit.
Nga ana tjetër si mund të rrijë në Gjykatën Kushtetuese një individ në konflikt interesi? Atje nuk është një.
Si mund të qëndrojë në Gjykatën Kushtetuese një individ që i qarkullojnë video apo mesazhe lart e poshtë?
Problemi në thelb nuk është SPAK-u. Mjafton të kesh sy të shikosh dhe veshë të dëgjosh. Nuk ka asnjë shkelje të ligjit.
Askush nuk po e thotë. Cila është shkelja e ligjit për një urdhër prokurori për të bërë një përgjim ambiental, për të kërkuar provat në lidhje me veprën penale dhe hetimet që po kryhen.
Me ligj i është hequr imuniteti, pra mbrojtja, edhe deputetit. Pra, edhe deputeti përgjohet, për ata që nuk e dinë sepse vetë i bëjnë ndryshimet ligjore dhe pastaj kur kryhen veprimet thonë pse i ke kryer. Sepse i tillë është ligji.
Gjithsesi, ata që po propagandojnë, ata që flasin që të dëgjojnë njerëzit dhe të krijojnë një realitet tjetër e bëjnë me një qëllim të caktuar dhe janë instrumente politike të keqpërdorura nga të dyja palët sepse kundër SPAK-ut është jo vetëm mazhoranca dhe rilindja për shkak të Erion Veliajt që ndodhet pas prangave, por dhe opozita e njerëzit e saj dhe disa gazetarë që janë pjesë e dosjeve të SPAK-ut.
E vërteta është se nuk ka një shkelje të ligjit për përgjimet ambientale të kryera nga SPAK-u me urdhrin e prokurorit për të siguruar provat.
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë totalisht të shantazhueshëm nga krimi për shkak të skandaleve që janë nën dhé.
Këto janë faktet. Të tjerat janë broçkulla propagandistike të një grupi individësh që duan të krijojnë një skenar kundër SPAK-ut për të liruar jo vetëm Erion Veliajn, por dhe një pjesë grupesh kriminale të arrestuara nga dosja “Sky Encrochat”.
Së pari, duan të godasin vetingun që bën institucioni dhe, e dyta, duan të godasin vazhdimin e vetingut nga SPAK-u.
Deri tani askush nuk ka dalë të japë një fakt të vetëm ligjor që SPAK-u të ketë shkelur ligjin, thjesht dhe vetëm hamendësojnë, akuzojnë, kur në fakt SPAK-u ka arrestuar me dhjetëra zyrtarë të korruptuar, ka çuar dhjetëra grupe kriminale, persona me precedentë penalë përballë bankës së të akuzuarve./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, tha...
Kryeministri Edi Rama tha sot se në listat e mbyllura të P...
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot pyetjeve të adresuar...
Sot në episodin "Sy M’Sy", një prej komentuesve i është dr...
PDIU e Shpëtim Idrizit ka ndryshuar kahun në momentin e fu...
Anëtari i Partisë Demokratike, Klevis Balliu theksoi se Pr...
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia komentoi rreth ...
Anëtari i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një interv...
Drejtuesi Politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka ndar...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës...
Kryetari i Këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Ti...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti fjalën e tij në...
Erion Veliaj, i vetëshpallur si viktima më e madhe e drejt...
Koordinatori për programin ekonomik në PD Dorjan Teliti, n...
Analisti Mentor Kikia, komentoi në lidhje me vendosmërinë ...
Analisti Mentor Kikia komentoi në lidhje me procesin e Pri...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Zëvendëskryeministrja njëherësh dhe ministre e Infrastrukt...
Një nga pjesëmarrësit e Primareve në Partinë Demokratike, ...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pas daljes...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...