Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu pas raportimeve se GJKKO ka caktuar masë sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Balliu shprehet se pa rënien e kryeministrit Edi Rama nuk ndryshon asgjë. Ai shton më tej se kërkesa aktuale e PD-së është dorëheqja e Ramës, të cilit i referohet si “koka e sistemit narkos”.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Duke përdorur drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun, Edi Rama provoi edhe një herë se njeriu burracak nuk bëhet trim, as kur është në majën e piramidës së pushtetit.
Ai e trajtoi zëvendësen e tij, prapa shpinës së të cilës ‘kishte ngrënë dardha’ si dëm kolateral, si një e keqe prej së cilës duhet të shpëtonte sa më parë, nga frika se ajo po e merrte me vete dhe duhej larguar, jo nga ai, por kushdo tjetër, me një qëllim të vetëm, shpëtimin e karriges, pushtetit dhe kokës së vet.
Për turpin e tyre, dyshja Rama-Balluku treguan se nuk njohin institucionin e dorëheqjes.
Me këtë akt të paprecedent të largimit nga detyra, pra të flakjes si leckë me vendim gjykate të numrit 2 të qeverisë, sikur të ishte një magaziniere, dhe jo të shkarkimit të saj me propozim të Kryeministrit dhe dekret të Presidentit, ashtu siç është emëruar, Edi Rama faktoi se në panik dhe tmerr është i aftë të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar ligjit dhe drejtësisë.
Kërcënimit ‘po rashë unë, do të të marr me vete’ të Belinda Ballukut, Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjej, jo duke e shkarkuar apo kërkuar dorëheqjen, siç ia kërkonte detyra, parimi, përgjegjësia politike, por me pritë pas shpine.
Sot të dy janë të poshtëruar, si Rama dhe Balluku, sepse ata janë në qendër të një labirinti krimi e korrupsioni, një rrethi vicioz ku kokat priten, por sistemi i së keqes qëndron.
Partia Demokratike e ka të qartë dhe thekson atë që ka thënë përherë: është Edi Rama koka e sistemit narkos dhe pa rënien e tij nuk ndryshon asgjë.
Nuk ka alternativë tjetër veç dorëheqjes së Edi Ramës. Kjo është kërkesa jonë dhe kushti i kohës.
Kjo e bën misionin e Foltores qytetaro-parlamentare edhe më jetik, kjo e bën lëvizjen opozitare një kërkesë të kohës, kjo e bën rrëzimin e narko-qeverisë një domosdoshmëri kombëtare. /CNA
Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj ka reagu...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pasi d...
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Qarkun...
Kuvendi ka miratuar në parim në një seancë maratonë projek...
Sot në Kuvend, deputeti Fatmir Xhafaj hodhi kritika mbi mo...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar thirrjen e Sali Berish...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervist...
Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka prezantuar në Kuvend...
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka degjeneruar deputet...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli në fjalë...
Deputetja e PD-së Jozefina Topalli, gjatë fjalës së saj në...
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku është përplasur sot në ...
Deputetja e PD-së Elda Hoti i ka kërkuar deputetit Ulsi Ma...
Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë Bardh Spahia në fjal...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj...
Deputeti i PS-së Ulsi Manja ka folur për projektbuxhetin e...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në fjalën e t...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka folu...
Deputetja demokrate, Elda Hoti tha sot se projektbuxheti i...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi në fjalën e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...