“Do të ribëhen nga e para”/ Veliaj zbulon dy investimet madhore për Tiranën
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se do të ke...

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, në një reagim publik është shprehur se mediat kanë nisur ta sulmojnë pse bëri të njëjtën pyetje si kryebashkiaku Erion Veliaj, "Ku i gjen paratë Sali Berisha".
Reagimi i plotë i Enkelejd Alibeajt
Prej dy ditësh, altoparlantët politikë të "non grata"-s për korrupsion masiv dhe minues i demokracisë, Sali Berishës, dhe mediat e financuara prej tij dhe familjes së tij, kanë filluar një sulm ndaj meje, vetëm e vetëm se unë kam ngritur thjesht një pyetje, që në fakt është një pyetje që e bëjnë të gjithë shqiptarët:
Ku i gjen paratë Sali Berisha, i cili ka një vit e gjysmë që prenoton stadiume, prenoton salla në të gjithë Shqipërinë, paguan autobusë dhe njerëz për t'i mbushur këto salla, paguan media që të jetë 24 orë "live", edhe pse ligjërisht nuk është kryetari i asnjë partie politike?
Mirëpo Sali Berisha dhe ushtarët e tij mediatikë e politikë, në vend që t'i përgjigjen kësaj pyetjeje dhe të bëjnë transparencën e parave të tyre, si gjithmonë, në stilin e politikës së urrejtjes dhe baltës, në stilin e tij prej politikani tashmë të marrë fund, e ka kthyer oborrin e tij politik e mediatik në mburojë të një njeriu të padëshiruar nga perëndimi për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë.
Të gjithë në rresht, për turpin e tyre, bëjnë garë se kush bërtet më shumë, kush fyen më shumë në emër të padronit të tyre.
E kuptoj fare mirë hallin e tyre. Sa herë që i përmendin paratë, Sali Berisha dhe llogoret e tij mediatike në borderonë e tij, ulërasin, bërtasin dhe fyejnë këdo që i kërkon lllogari dhe transparencë. E kuptoj fare mirë që ndihen të frikësuar.
Janë të gjithë në radhë për SPAK.
Në fakt nuk i ka shqetësuar çështja e parave dhe financimeve, sepse ato kanë 33 vite që i fshehin në bashkëpunim me mediat e tyre, por se përse Erion Veliaj, ortaku i tyre politik dhe ekonomik, ka bërë të njëjtën pyetje. As nuk kisha ndërmend të merresha fare me një mashtrues kronik si Erion Veliaj, por meqë e kanë merak se përse ai ka ngritur të njëjtën pyetje, le të flasin me të. Unë thjesht ngrita një pyetje, ai me siguri di dhe përgjigjen e kësaj pyetje. Pyetja duhet t'i ishte drejtuar dhe Sali Berishës dhe Erion Veliajt, sepse që të dy e dinë ku i gjenë paratë Berisha. Sepse ditën bëjnë sikur zihen, ndërsa natën shijojnë lejet e ndërtimit dhe marrëveshjet okulte me kryebashkiakun, përfaqësues të oligarkisë së ndërtimit.
Si ka mundësi që Sali Berisha nuk përmend asnjë oligark, bashkëpunëtor të Erion Veliajt në ndërtimet e Tiranës?! A ka kurajë "non grata" për korrupsion masiv dhe minues i demokracisë, të denoncojë lejet e ndërtimit të dhëna nga Erion Veliaj?
Përgjigjja është shumë e thjeshtë: janë ortakë politikë dhe ekonomikë.
Oligarkët i kanë bashkë, paratë i ndajnë bashkë, politikën duan që ta zaptojnë bashkë.
E megjithatë, përtej dallavereve politike të Sali Berishës që nuk i beson më askush, thelbi mbetet, pyetja mbetet:
Ku i gjen paratë Sali Berisha?
Për përgjigjen, pyesni Erion Veliajn. Ai di shumë më shumë se unë dhe se ne bashkë, se ku gjenden këto para.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se do të ke...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka zhvilluar n...
Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ka ...
Ministrja Evis Kushi, në konferencën kombëtare "Arritj...
Kandidati i PS-së për Vlorën, Ermal Dredha, gjatë një ...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlli...
Ishkryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka folur për l...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të shtunën që n...
Ish-deputeti demokrat, Muslim Murrizi, ka folur me ton...
Kandidati i PD-së së Alibeajt për bashkinë e Tiranës, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur mbrëmje...
Partia Socialiste nuk ka në plan të ulë taksat. Këtë ...
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto të asfalti...
Kandidatja për bashkinë e Tiranës, Lajla Përnaska, ndo...
Deputeti Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me struktur...
Pas 5 bashkive të qarkut të Tiranës, KQZ ka miratuar s...
Teksa vendi ndodhet në fushatë elektorale, balerini Il...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha prezantoi sot kandidati...
Ka një vend për të kuptuar realitetin e një qyteti, përtej...
Kryeministri Edi Rama në hapjen zyrtare të fushatës el...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...