Rama: Ja kur e pranoj dorëheqjen
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të prem...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të prem...

Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lalaka zbuluar detaje mbi Arben Isufajn, i njohur ndryshe me nofkën “Ben Qimja”, duke zbardhur episodet e shantazhit dhe kërcënimeve të tij ndaj gjyqtarit Vladimir Cjapi dhe noterit Arben Tahiraj në qytetin e Fierit.
Të njëjtat shpjegime lidhur mbi kërcënimin që kishte marrë dha përpara oficerit të policisë gjyqësore edhe noteri Arben Tahiraj, i cili rrëfeu të gjithë dinamikën se si Arben Isufaj mbërriti në zyrën e tij të punës, bashkë me njerëz të tij të afërt.
Arben Tahiraj: “Më datë 12 Shkurt 2025, rreth orës 16.20 unë ndodhesha në zyrën e time të punës, duke kryer disa veprime noteriale me një qytetar. Gjatë kësaj kohe, nga hyrja e zyrës që korespondon me rrugën, vë re se përballë kishte ndaluar një automjet ‘Fuoristradë’, ngjyrë e errët me xhama të zinj. Ku dallova vetëm drejtuesin e mjetit që po shikonte nga zyra ime. Pasi e pashë me vëmendje, konstatova që drejtuesi i automjetit ishte djali i shtetasit Arben Isufaj.Të cilin e njoh si banor të Fierit dhe për faktin që ka ardhur shpesh te unë për të kryer veprime noteriale”.
Por ndërsa thotë se ngriti dorën dhe e përshëndeti, me të dalë nga zyra, ai u përball me vetë personazhin e Ben ‘Qimes’, që ndërkohë kishte qenë i ulur në sediljen e pasme të automjetit, të drejtuar në këtë rast nga djali i tij.
Pasi zbriti nga automjeti, ai i kërkoi noterit që së bashku të kalonin në anën e pasme të zyrës së tij.
Arben Tahiraj: “Pasi zbriti nga makina, Arben Isufaj më tha që të kalonim nga pjesa e trotuarit, në një rrugicë, nga ku më pas shkohet për në gjykatë.
Në këtë moment unë pashë që pas ‘fuoristradës’ ndodhej edhe një automjet tjetër, ngjyrë e zezë, me siguri ‘BMW’, aty nga ky zbriti nipi i Arbenit, shtetasi Amarildo Isufaj si dhe djali i tij, të cilët qëndruan në një distancë rreth 3 metra larg nesh.
Sapo u larguam pak metra, Arbeni mu drejtua me fjalët: ‘Ti je shoku i Ladit?’ dhe unë ju përgjigja ‘Po’, duke kuptuar që ai po më pyeste për shtetasin Vladimir Cjapi me detyrë gjyqtar, që në fakt unë e kam shok”.
Por teksa në fillim Arben Isufaj apo i njohur ndryshe si personazhi i Ben ‘Qimes’ u tregua shumë i sjellshëm me të, noteri rrëfeu më tej, se mënjëherë pasi e tërhoqi mënjanë, ai filloi ta kërcënonte.
Madje duke inskenuar sikur të dy bashkë me gjyqtarin e kishin marrë atë dhe nipërit e tij nëpër gojë nëpër tavolina kafenesh.
Arben Tahiraj: “Pasi i thashë që e njoh Ladin dhe e kam shok, Arben Isufaj mu drejtua menjëherë me fjalët kërcënuese: ‘Do tju vras të dyve’. Në këtë moment unë e pyeta; “Përse?’. Por ai më tha: ‘Ju më keni përmendur mua dhe nipat e mi’. Në këtë moment ai u kthye nga unë duke më thënë që t’i bëj me dije Ladit që: ‘Do ta vras, do ta zhduk, do i vras fëmijët. Nuk kam dashur të vete te gjykata se do ta degjeneroja atje. S’dua tja di për njeri kush është Ladi’. Unë i thashë që:‘Nuk të ka përmendur dhe s’kam punë me ty’.Por ai vazhdoi të më thoshte që: ‘Ke qenë në një tavolinë me të, kur më ka përmendur’”.
Pas këtij kërcënimi ndaj tij dhe gjyqtarit Vladimir Cjapi, noteri Arben Tahiraj, tregoi se Arben Isufaj u largua bashkë me djalin dhe nipin e tij.
Ndaj për këtë arsye ai priti që miku i tij të kthehej nga jashtë Shqipërisë ku ndodhej dhe t’i tregonte për atë që i kishte ngjarë.
Arben Tahiraj: “Duke e ditur që miku im Vladimir Cjapi ndodhej jashtë Shqipërisë, unë prita që ai të kthehej në Fier që ta kontaktoja.
Gjë që e bëra më 16 Shkurt ku i kërkova të takoheshim të nesërmen dhe t’i tregoja çfarë kishte ndodhur”.
Me qëllim për të konfirmuar pretendimet e ngritura si nga noteri ashtu edhe nga gjyqtari, Vladimir Cjapi, grupi hetues mori në administrim pamjet filmike, të vetë noterisë, ku thuhet se në ambientet e jashtme ndodhi edhe takimi aspak miqësor midis noterit Arben Tahiraj dhe Arben Isufajt.
Aty u vërtetuan thëniet e noterit, se krahas personazhit të Ben ‘Qimes’, të pranishëm në distancë në këtë takim ishin nipi dhe djali i tij.
Dosja Hetimore
“Nga administrimi i pamjeve filmike, të marra në ambientet e brendshme të zyrës së noterit Arben Tahiraj, si edhe të një kamere në pronësi të një supermarket, që lidhen me intervalin kohor nga ora 16.00 deri më 16.30, të datës 12 Shkurt 2025, rezulton se në këtë datë, në orën 16:16, në rrugicën midis noterisë dhe objektit në krah, vihen re të takohen dy persona, të cilët dallohen që kanë një komunikim midis tyre.
Personi i parë shoqërohet nga persona që qëndrojnë në trotuar, por nuk dallohet të marrin pjesë në komunikimin midis këtyre dy personave.
Ku më pas ata vihen re teksa largohen së bashku me personin që shoqëronin”.
Do të ishin këto pamje filmike, që konfirmonin pohimet e noterit Arben Tahiraj, mbi takimin e zhvilluar me Arben Isufajn në ambientet e jashtme të zyrës së tij të punës, si edhe dëshmia e tij mbi mesazhin kërcënues, që siç thamë çuan fillimisht më datë 17 Shkurt, në denoncimin që gjyqtari bëri te eprorët e tij dhe më pas në kallëzimin e tij në Prokurori. ndaj shtetasit Arben Isufaj, me cilësimin ‘kanosje për shkak të detyrës që ai ushtron’.
Kjo çoi Prokuorinë e Fierit në urdhërin për ndalimin e ‘të fortit’ të qytetit.
Policia e Krujës ka finalizuar një operacion policor të ko...
Policia e Durrësit ka identifikuar, kapur dhe vënë në pran...
Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen pë...
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italian...
Një polic në Burrel ka qëlluar veten me armën e shërbimit....
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kë...
Unioni Turistik Shqiptar ka reaguar pas dhunës së ushtruar...
Ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës 53-vjeçari D. T., ...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 3...
Të tjera detaje kanë dalë nga vdekja e 3-vjeçarit në Mjedë...
Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec. N...
Një sasi tritoli ka shpërthyer sot në zonën e shëtitores n...
Policia e Kurbinit ka arritur të identifikojë autorin e vr...
U finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dh...
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi je...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”, për gjurm...
Një aksident ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në...
Vrasja e 67-vjeçarit D. M. po hetohet në dy pista kryesore...
Raportohet se të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pa...
Mjekët e spitalit të Shkodrës kanë reaguar në lidhje me vd...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...