Korrupsion dhe shpërdorim detyre/ AMP arreston tre punonjësit e policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria e Hetimit dhe D...
Një aksion i Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Komisariatit të Korçës është finalizuar me arrestimin e një personi dhe procedimin penal të më shumë se 15 të tjerëve.
Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara për një lokal të përshtatur për organizimin e lojërave të fatit, poker dhe veprimtari të paligjshme bixhozi.
Gjatë kontrollit të ushtruar, policia ka konstatuar gjithashtu praninë e lëndëve narkotike. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Bulgarec, ku u sekuestruan dhjetëra doza kokaine, shuma parash, dhjetëra telefona celularë si edhe një automjet.
Në pranga ka rënë pronari i lokalit, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Sipas të dhënave, mësohet se në lokal ka qenë i pranishëm edhe një punonjës policie, i cili është proceduar për "shpërdorim detyre" dhe po ashtu ka nisur hetimi disiplinor.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i policisë
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Organizatori”.
Vihet në pranga pronari i një lokali që organizonte lojëra fati dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, në lokal.
Procedohen penalisht 14 shtetas për moskallëzim krimi, 3 të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Procedohet penalisht dhe një punonjës policie dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor.
Sekuestrohen kokainë, vlera monetare, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lotarive sportive online”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcave Operacionale “Shqiponjat”, Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Korçë–Elbasan, finalizuan operacionin e koduar “Organizatori”.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij, në fshatin Bulgarec, Korçë, u konstatua se 57-vjeçari kishte përshtatur ambientin për kryerjen e veprimtarisë së lojërave të fatit dhe për shitje e përdorim droge.
Ndërkohë, në banak u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë në këtë ambient, disa shtetas tentuan të fshihnin provat dhe, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasit:
R. K., banues në Korçë;
F. A., banues në fshatin Vinçan, Korçë;
H. M., banues në fshatin Vloçisht, Maliq.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për 14 shtetas të tjerë, të cilët, edhe pse kishin dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme, nuk e kallëzuan tek organet policore.
Për shkak se ishte prezent në këtë ambient dhe nuk ka kryer detyrimet që rrjedhin nga ushtrimi i detyrës, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin D. L., me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë. Njëkohësisht, ndaj tij filloi edhe hetimi disiplinor.
Në përfundim të operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, një sasi monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit./ CNA
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria e Hetimit dhe D...
Policia e Kukësit ka dhënë detaje mbi ngjarjen e pak minut...
Një sherr në qytetin e Kukësit ka agravuar në përdorimin e...
Masa e sigurisë “arrest me burg” është ekzekutuar për tre ...
Një 45-vjeçare kineze është proceduar penalisht pasi tento...
Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për ...
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali në një aks...
Autoritetet greke kanë zbardhur një shpërthim me eksploziv...
Një 50-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi akuzohet se sh...
Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në zonë...
Policia e Tiranës ka zbuluar 3 apartamente me qira, ku ush...
Një godinë e vjetër në lagjen “Partizani” në Shkodër është...
Policia e Elbasanit ka dhënë informacione të tjera në lidh...
Policia e Durrësit ka goditur një rast të tentativës për t...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në zonën e Shkëmbit ...
Një aksident ka noddhur mbrëmjen e së mërkurës në superstr...
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës ...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazh-...
Një vatër zjarri ra gjatë pasdites në një banesë në fshati...
Raportohet se një shpërthim ka ndodhur në lagjen Varosh të...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...