Protesta dhe reagimi nga Irani/ Rama “shuplakë” Baghaei: Jeni vërtetë të paturp
Kryeministri Edi Rama ka replikuar pas deklaratës së Zëdhë...
Kryeministri Edi Rama ka replikuar pas deklaratës së Zëdhë...

Vetëm mbi tre muaj pas nisjes së konfliktit në Gjirin Persik është vënë në pah rëndësia e sistemeve të armëve me kosto të ulët të prodhuara në masë, veçmas e dronëve dhe municioneve, dhe janë bërë të dukshme po ashtu kufizimet në mbështetjen në teknologji të shtrenjta mbrojtëse për t’iu kundërvënë atyre, sipas Nathan Diller, udhëheqës i kompanisë së teknologjisë së mbrojtjes, Mach Industries.
Diller, kolonel në pension i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se konflikti ka shtuar urgjencën që vendet aleate të forcojnë zinxhirët e furnizimit të industrisë ushtarake dhe të krijojnë më shumë qëndrueshmëri prodhuese, duke ngritur paralele me mësimet që po dalin nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
“Kur shohim dronë me kosto të ulët dhe municione të lira që po rrëzohen nga sisteme shumë të shtrenjta, ky është një mësim që nuk mund ta mësojmë mjaftueshëm shpejt”, tha Diller, i cili shërbeu si ndihmësdrejtor për Aeronautikë në Zyrën e Politikave të Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan, Donald Trump.
Si ish-pilot luftarak, Diller tha se kapacitetet tradicionale ushtarake mbeten kyçe, por teknologjitë më të reja mund ta kishin ulur koston dhe kohëzgjatjen e konfliktit Iran-Izrael, duke bërë që parandalimi të ishte më i shpejtë.
“Dy dekada ka marrë injorimi i kësaj qasjeje ndaj luftës dhe kjo qasje ndaj prodhimit në masë”, tha ai, duke shtuar se nismat e fundit të qeverisë amerikane, të mbështetura nga Kongresi, po ndihmojnë në forcimin e parandalimit në të ardhmen, tha ai.
“Fabrika është arma”
Diller tha se një nga mësimet më të rëndësishme nga përdorimi i sistemeve pa pilot në konflikte që nga Ukraina deri në Lindjen e Mesme është se vetë kapaciteti prodhues është bërë një aset strategjik.
“Ajo që më befason është se ne ende nuk e kemi kuptuar shkallën në të cilën fabrika është vetë arma”, tha ai.
Sipas Diller-it, aftësia e një vendi për të prodhuar dhe për të përshtatur shpejt pajisjet ushtarake mund të bëhet një faktor vendimtar në konfliktet e ardhshme dhe në strategjitë e parandalimit.
“Shpejtësia me të cilën një vend mund të krijojë një fabrikë të tillë do të jetë drejtpërdrejt proporcionale me aftësinë tonë për parandalim në të ardhmen”, tha ai.
“Zhvillimi i shpejtë i këtyre fabrikave, ku pajisjet harduerike mund të zhvillohen me ritmin e softuerit, është një gur themeli për paqen dhe prosperitetin në të ardhmen”, shtoi Diller.
Duke folur për konfliktin aktual në rajonin e Gjirit, Diller tha se vazhdimi i angazhimit diplomatik mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së, së bashku me një pushim në shkëmbimet në shkallë të gjerë të raketave, jep arsye për optimizëm të kujdesshëm, pavarësisht shkeljeve të fundit të armëpushimit.
“Fakti që bisedimet po vazhdojnë është pozitiv”, tha ai, duke iu referuar përpjekjeve që po vazhdojnë e që synojnë parandalimin e një konflikti më të gjerë rajonal pas më shumë se 100 ditësh konfrontim.
“Fakti që çdo ditë nuk ka raketa në ajër është një gjë e mirë”, tha Diller, duke shtuar se përpjekjet për të parandaluar përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë po ndihmojnë që ta bëjnë botën më të sigurt.
Komentet e tij u bënë para se SHBA-ja ta sulmonte Iranin të martën, pasi e fajësoi atë për rrëzimin e një helikopteri amerikan pranë Ngushticës së Hormuzit.
Përderisa politikanët gjithnjë e më shumë po vënë në pikëpyetje nëse shkeljet e përsëritura të armëpushimit po bëhen më të kushtueshme se vetë konflikti, Diller argumentoi se një nivel pasigurie mbetet thelbësor për parandalimin ushtarak.
“Pasiguria strategjike është një gjë e domosdoshme”, tha ai, duke shtuar se paaftësia e kundërshtarëve për të parashikuar plotësisht pasojat e veprimeve të tyre shpesh e dekurajon përshkallëzimin. /REL
Në bazilikën ikonike Sagrada FamIlia në Barcelonë zhvilloh...
Orët e punës ndryshojnë ndjeshëm në Evropë, me disa vende ...
Votat ende të panumëruara të diasporës për zgjedhjet e par...
Ndërsa numri i konflikteve aktive në botë ka arritur nivel...
Protesta kundër emigracionit janë përhapur në disa pjesë t...
Kriza e strehimit në Spanjë po arrin nivele alarmante, ndë...
Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore në Iran në përgjig...
Inteligjenca artificiale po transformon me shpejtësi sekto...
Ministri i Mbrojtjes i sapoemëruar i Bullgarisë, Dimitar S...
NASA ka emëruar ekuipazhin e saj për misionin e saj të ard...
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për për...
Gjashtë shtetas gjeorgjianë u paraqitën para një gjykate n...
Presidenti Donald Trump ka akuzuar Iranin për rrëzimin e n...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të martë në Barcelonë, në atë q...
Izraeli ka bombarduar qytetin Tyre, duke vrarë tetë person...
Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar dhe...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se nuk ...
Dy nxënës dhe një mësues mbetën të plagosur në një inciden...
Antonio Guterres thotë se është thellësisht i alarmuar nga...
Dy anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri të ushtrisë am...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Gjirok...
Katër persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpall...
Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentat...
Gjenden dy turistët gjermanë që humbën kontaktet gjatë eks...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shum...
Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Europian (BE) kanë ...
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë ...
Vetëm mbi tre muaj pas nisjes së konfliktit në Gjirin Pers...
Në bazilikën ikonike Sagrada FamIlia në Barcelonë zhvilloh...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dh...
Rivlerësimi i xhiros të vitit 2025 për bizneset në Tiranë ...
Parashikimet për një mungesë të theksuar furnizimi me naft...
Përmirësimi i performancës së parkimeve publike në Vlorë, ...