web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjedhje e pazakontë në Paris/ 6 gjeorgjianë nën akuzë, morën veprat e Pushkinit

9 Qershor 2026, 20:13, Kosova & Bota CNA

Vjedhje e pazakontë në Paris/ 6 gjeorgjianë nën akuzë,

Gjashtë shtetas gjeorgjianë u paraqitën para një gjykate në Paris këtë të martë për vjedhjen e botimeve të rralla të klasikëve të letërsisë ruse nga bibliotekat prestigjioze franceze.

Ndër botimet përfshinin edhe veprat e autorit rus të shekullit të 19-të Aleksandër Pushkin.

Të pandehurit, të gjykuar në Francë, po ndiqen penalisht për konspiracion kriminal dhe tentativë vjedhjeje. Disa prej tyre përballen gjithashtu me akuza për vjedhje të veprave kulturore të ekspozuara. Ata mund të marrin dënim me deri në 10 vite burg.

Ky gjyq është i fundit në një varg vjedhjesh të ngjashme të kryera vitet e fundit në bibliotekat në të gjithë Europën, të dyshuara si vepër e një rrjeti të organizuar./CNA





Lajmet e fundit nga