Vjedhje e pazakontë në Paris/ 6 gjeorgjianë nën akuzë, morën veprat e Pushkinit
Gjashtë shtetas gjeorgjianë u paraqitën para një gjykate n...

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar që dyshohet se ka trafikuar drogë në disa vende evropiane dhe ka pastruar miliona euro të përfituara nga aktivitetet kriminale.
Arrestimet u kryen të martën në kuadër të operacionit ndërkombëtar “White Star”, pas një hetimi trevjeçar të mbështetur nga Europoli - agjencisë së zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian - dhe autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës.
Sipas Europolit, hetimi u ndërtua kryesisht mbi analizën e komunikimeve të shkëmbyera në platformën e koduar SKY ECC, e përdorur gjerësisht nga grupet kriminale në Evropë.
Mesazhet e dekriptuara u mundësuan hetuesve të identifikonin anëtarët kryesorë të organizatës, të gjurmonin rrjedhat financiare dhe të zbulonin mënyrën e funksionimit të rrjetit kriminal.
Në një komunikatë të përbashkët, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës thanë se aksioni u zhvillua në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, me urdhër të Gjykatës Themelore.
Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan gjashtë armë, 239 fishekë, rreth 9.7 gramë kokainë, mbi 35 gramë fara të marihuanës, 25 telefona mobilë, 10 kompjuterë, 10 automjete, një motoçikletë, 16 orë dore dhe 7.595 euro para të gatshme.
Sipas Europolit, grupi kriminal operonte nga Kosova, ndërsa anëtarët e tij koordinonin trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe menaxhonin pastrimin e fitimeve të paligjshme në disa shtete evropiane.
Europoli tha se që nga fillimi i hetimit janë hetuar 42 persona, janë kryer 76 kontrolle dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë të vlerësuar prej rreth 80 milionë eurosh.
Operacioni “White Star” është ndër rastet e fundit në rajon që mbështetet në të dhënat e siguruara nga platforma SKY ECC, komunikimet e së cilës u dekriptuan nga autoritetet evropiane në vitin 2021.
Materialet e përfituara nga kjo platformë kanë nxitur qindra hetime për trafik droge, pastrim parash dhe korrupsion në disa vende evropiane.
Edhe në Shqipëri, të dhënat e SKY ECC kanë shërbyer si bazë për një sërë operacionesh të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke çuar në arrestimin ose hetimin e figurave të njohura të botës së krimit, zyrtarëve publikë, punonjësve të policisë dhe personave të tjerë të dyshuar për lidhje me grupet kriminale.
Europoli tha se operacioni u zhvillua në kuadër të Task Forcës Operative LIMIT, e cila synon grupet kriminale që kanë përdorur komunikime të koduara për të koordinuar aktivitetet e tyre, ndërsa një ekspert i agjencisë ishte i pranishëm në Kosovë gjatë ditës së aksionit për të mbështetur shkëmbimin e informacionit në kohë reale./REL
Gjashtë shtetas gjeorgjianë u paraqitën para një gjykate n...
Presidenti Donald Trump ka akuzuar Iranin për rrëzimin e n...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të martë në Barcelonë, në atë q...
Izraeli ka bombarduar qytetin Tyre, duke vrarë tetë person...
Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar dhe...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se nuk ...
Dy nxënës dhe një mësues mbetën të plagosur në një inciden...
Antonio Guterres thotë se është thellësisht i alarmuar nga...
Dy anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri të ushtrisë am...
Ish-Kancelarja Merkel flet hapur në një intervistë për gaz...
Autoritetet e qytetit Utsunomiya në Japoni kanë kapur një ...
Banka Europiane e Investimeve dhe Komisioni Europian kanë ...
Më shumë se 300 emigrantë nga Kurdistani irakian, të cilët...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se do t’i monitorojn...
Çmimet e naftës po bien pasi Izraeli dhe Irani kanë ndalur...
Forcat ushtarake izraelite kanë ndërmarrë sulme të reja nd...
Vetëm dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme pa...
Në vitin 2025, në mbarë botën u regjistruan 65 konflikte q...
Historiani i njohur amerikan Gordon S. Wood, fitues i çmim...
Gjermania dhe Franca i dhanë fund përfundimisht projektit ...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjenden dy turistët gjermanë që humbën kontaktet gjatë eks...
Pas gjetjes së 7446 bimëve narkotike në fshatin Reç i Ri n...
Në vijim të operacionit “The Wanted” ka rënë në pranga në ...
Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me zhdukjen e...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shum...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ministri i Mbrojtjes i sapoemëruar i Bullgarisë, Dimitar S...
NASA ka emëruar ekuipazhin e saj për misionin e saj të ard...
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për për...
Gjashtë shtetas gjeorgjianë u paraqitën para një gjykate n...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Parashikimet për një mungesë të theksuar furnizimi me naft...
Përmirësimi i performancës së parkimeve publike në Vlorë, ...
Inflacioni ka shënuar një rritje në muajin maj duke u ngji...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...