Vuçiç kërkon boshllëqe në politikën gjermane
Fushata antigjermane në Serbi ka bërë një rrugë të gjatë -...

Tajvani do të paraqesë një buxhet shtesë të mbrojtjes në vlerë prej 40 miliardë dollarësh për të theksuar vendosmërinë për t’u mbrojtur përballë kërcënimit në rritje nga Kina, tha presidenti Lai Ching-te.
Kina, që e sheh ishullin vetëqeverisës të Tajvanit si pjesë të territorit të saj, ka rritur presionin ushtarak dhe politik gjatë pesë vjetëve të fundit për të forcuar pretendimet e saj territoriale, që Taipei i kundërshton.
Teksa Tajvani përballet me thirrje nga Uashingtoni për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen e tij, Lai tha në gusht se ai shpresonte të rriste shpenzimet për mbrojtje deri në 5 për qind të GDP-së deri më 2030.
Duke zbuluar paketën në vlerë prej 39.89 miliardë dollarësh, Lai tha se historia ka dëshmuar se përpjekjet për të bërë kompromise në dritë të agresionit nuk sjellin asgjë tjetër përveçse “skllavëri”.
“Nuk ka vend për kompromis sa i përket sigurisë kombëtare”, tha ai gjatë një konference për media.
Lai, i cili fillimisht e prezantoi planin për rritjen e shpenzimeve përmes një shkrimi autorial të publikuar në "Washington Post" të martën, tha se Tajvani po tregon vendosmërinë për të mbrojtur veten.
“Është një betejë mes mbrojtjes së Tajvanit demokratik dhe nënshtrimit për t’u bërë ‘Tajvani i Kinës’”, theksoi ai, duke shtuar se kjo nuk është thjesht një përplasje ideologjike apo mosmarrëveshje mbi “bashkimin kundrejt pavarësisë”.
Lai edhe më herët kishte paralajmëruar për buxhet shtesë për mbrojtjen.
Ambasadori "de facto" i SHBA-së në Taipei, Raymond Greene, shkroi në "Facebook" se Uashingtoni mbështet “përvetësimin e shpejtë nga Tajvani të kapaciteteve kritike asimetrike”.
“Njoftimi i sotëm është një hap i madh drejt ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit duke forcuar fuqinë parandaluese”, shtoi ai.
Tajvani është duke modernizuar forcat e tij të armatosura për të shtyrë përpara një qasje “asimetrike të luftës, në mënyrë që ushtria e tij – shumë më e vogël se ajo e Kinës – të jetë më e shkathët dhe të ketë aftësi për goditje më të fuqishme dhe më të shënjestruara.
Për vitin 2026, qeveria planifikon që këto shpenzime të arrijnë në 30.3 miliardë dollarë, duke u ngjitur në 3.32% të GDP-së, dhe duke kaluar pragun prej 3% për herë të parë që nga viti 2009, sipas të dhënave qeveritare.
Duke folur më herët në Pekin, një zëdhënës i Zyrës kineze për Çështjet e Tajvanit tha se Tajvani po lejon “forcat e jashtme” t’i diktojnë vendimet e tij.
“Ata shpërdorojnë fonde që mund të përdoreshin për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe për të zhvilluar ekonominë, duke blerë armë dhe duke u përkulur përpara fuqive të jashtme”, u tha gazetarëve zëdhënësi Peng Qingen.
“Kjo vetëm sa do ta fusë Tajvanin në katastrofë”.
Shtetet e Bashkuara janë të detyruara me ligj që t’i sigurojnë Tajvanit mjetet për t’u mbrojtur, pavarësisht se të dyja shtetet nuk kanë raporte formale diplomatike./REL
Fushata antigjermane në Serbi ka bërë një rrugë të gjatë -...
Kancelarja britanike Rachel Reeves pritet të paraqesë buxh...
Ndërsa votuesit në një zonë të vogël zgjedhore namibiane d...
Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një reagimi në rr...
Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar që ish-presidenti ...
Parlamenti Europian miratoi sot një veprim ligjor kundër K...
Shiu i rrëmbyeshëm i kësaj së marte shkaktoi përmbytje në ...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka...
Një vit pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, në fshatin...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me...
Shtëpia e Bardhë me anë të një postimi në rrjetet sociale ...
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi më 25 n...
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një Urdhër Ekz...
Katër persona të tjerë janë arrestuar si pjesë e hetimit p...
Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Londër, ku një de...
Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë mbajtur bisedime për plan...
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirim...
Sezoni i skive në Itali është hapur me një rregull të ri g...
"E kujtoj qartë ditën e fundit”, thotë Emerico Maria Lacce...
Shefi i sigurisë së Ukrainës deklaron se shpreson të organ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...