web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raketat drejt Izraelit/ IDF: Nuk ka raportime për viktima

6 Mars 2026, 10:20, Kosova & Bota CNA

Raketat drejt Izraelit/ IDF: Nuk ka raportime për viktima

Në një përditësim të bërë, ushtria izraelite thotë se qytetarët në Izrael që ishin strehuar në hapësira të mbrojtura tani mund të largohen prej tyre.

Kjo vjen pas udhëzimit të saj pak kohë më parë drejtuar qytetarëve në zonat përkatëse që të strehohen në hapësira të mbrojtura, pasi raportoi se po punonte “për të kapur” raketat iraniane.

Përditësimi, në "Telegram", thotë se Komanda e Frontit të Brendshëm këshillon se tani lejohet që qytetarët të largohen nga hapësirat e mbrojtura në të gjitha zonat në të gjithë vendin dhe të qëndrojë pranë tyre.

Magen David Adom, nga shërbimet e emergjencës së Izraelit, thotë: “Në këtë fazë, nuk janë marrë raportime për viktima”.





Lajmet e fundit nga