Operacion kundër drogës në Turqi/ Arrestohen 11 personazhe të famshëm
Në një operacion kundër drogës që synonte personazhe të fa...

Reagimet e ndërkombëtarëve ndaj sulmeve masive të Izraelit në Liban të cilat vranë 182 persona dhe plagosën 890 të tjerë, janë shtuar. Sulmet vijnë pas armëpushimit të arrirë mes SHBA-së dhe Iranit.
Pakistani, i cili e dënoi sulmin, ka pohuar se Libani është i përfshirë në marrëveshjen e armëpushimit për të cilën ai ndihmoi të ndërmjetësohej midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Megjithatë, administrata Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë thënë se armëpushimi nuk vlen për operacionet kundër Hezbollahut në Liban.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dënoi ato që i përshkroi si "sulme pa dallim" nga Izraeli ndaj Libanit, të cilat sipas tij paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për qëndrueshmërinë e armëpushimit.
Emiratet e Bashkuara Arabe riafirmuan solidaritetin e tyre me qeverinë libaneze dhe mbështetjen për unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Libanit. Vendi gjithashtu shprehu shqetësim për “përshkallëzimin e vazhdueshëm” dhe pasojat për “sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, tha se sulmet e Izraelit ndaj Libanit ishin thellësisht dëmtuese dhe se Britania dëshiron ta shohë Libanin të përfshirë në armëpushim. Cooper i dha deklaratat në një intervistë me Times Radio të enjten, sipas Reuters.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se “përbuzja e jetës dhe e ligjit ndërkombëtar nga ana e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, është e patolerueshme”. Ai gjithashtu bëri thirrje që Libani të përfshihet në armëpushim.
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, tha se i telefonoi Presidentit të Libanit, Joseph Aoun, për të shprehur solidaritet për “sulmet e pajustifikuara dhe të papranueshme”. Tajani tha se thirri ambasadorin izraelit, duke shtuar: “Ne duam të shmangim një Gazë të dytë”.
Kritika kanë vërshuar edhe nga Kombet e Bashkuara dhe OJQ-të. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi sulmet dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund armiqësive, të cilat ai tha se paraqesin një rrezik të madh për armëpushimin. /CNA
Në një operacion kundër drogës që synonte personazhe të fa...
Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e...
Kompania ajrore, Air France, ka zgjatur pezullimin e flutu...
E shkruar 18 vjet më parë, Kushtetuta e Kosovës, si akti m...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, është...
Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu në një depo të madhe në ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti të dërguarin...
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, njoftoi...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar sqarime të mëtejsh...
Pakistani duket se ka arritur një përparim të madh diploma...
Lehtësimi që krijoi shpallja e një armëpushimi midis SHBA ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, deklaroi...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth paralajmëroi ...
Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord për një armëpush...
Regjimi iranian thuhet se po shqyrton vendosjen e një tari...
FBI dhe agjenci të tjera federale amerikane të sigurisë ki...
Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa balistike të mërkur...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Kompanitë e transportit detar po përpiqen të kuptojnë kush...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në fshatin ...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dësh...
Irani po përshtat dhe po rrit aftësitë e raketës së vet ba...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...