"Europa nuk po bën sa duhet në luftën me Iranin"/ Kallas u përgjigjet akuzave: Janë të padrejta
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, është...

E shkruar 18 vjet më parë, Kushtetuta e Kosovës, si akti më i lartë juridik, synon të përcaktojë rregullat e lojës politike.
Por, në Kosovë, loja shpesh është ndalur për t’u sqaruar në Gjykatë Kushtetuese.
Nga qershori i vitit 2025, deri në janarin e 2026-tës, Kushtetuesja u përgjigj për pesë raste që lidheshin vetëm me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, shqyrtoi edhe tri raste të tjera për çështje politike gjatë muajit të kaluar.
Gjykata e shfuqizoi dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit; e hodhi poshtë kërkesën e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, rreth mospjesëmarrjes së deputetëve në seancën për presidentin dhe, shpalli të papranueshme kërkesën e Osmanit rreth emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
A është kaq e paqartë Kushtetuta, apo po shfrytëzohet për qëllime politike mundësia për interpretime nga Gjykata?
Në vlerësimin e njohësve të Kushtetutës, kjo nuk është çështje bardh e zi.
Visar Morina, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta e Kosovës nuk është e paqartë në tërësinë e saj, por vlerëson se ka disa formulime më të përgjithësuara që prapë nuk janë arsyeja kryesore e numrit të madh të rasteve të dërguara në Kushtetuese.
Ai konsideron se një nga rrethanat që ndikoi në rritjen e rasteve për shqyrtim është fakti se Kushtetuta rregullon çështje fondamentale të shtetit, si formimi i institucioneve, kufizimi i pushtetit, kompetencat, afatet – norma këto që, sipas tij, në disa raste nuk kuptohen njësoj nga të gjithë politikanët.
“Kur mungon dialogu politik dhe kompromisi institucional, atëherë dilemat kushtetuese zhvendosen natyrshëm në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Morina, duke e quajtur veprim normal në demokraci kushtetuese.
Saktësia e gjuhës me të cilën shkruhet një kushtetutë vlerësohet se do të linte më pak hapësirë që rregullat e saj të interpretoheshin në mënyra të ndryshme.
“Kur dispozitat kushtetuese nuk janë mjaftueshëm të qarta, ato krijojnë natyrshëm mundësi për lexime të ndryshme nga aktorët politikë dhe institucionalë, duke rritur potencialin për konteste kushtetuese”, shprehet ai.
Por, interpretimeve nga gjykata, sipas profesorit Morina, nuk mund t’i shmangen plotësisht as kushtetutat e hartuara me shumë kujdes.
Në fund të fundit, interpretimi kushtetues është një funksion thelbësor i gjykatave kushtetuese, thotë ai.
Përveç proceseve politike brenda institucioneve, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese para vetes patën edhe dhjetëra ligje të Kuvendit për shqyrtim.
Trembëdhjetë prej tyre – ndër të tjera edhe Ligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme – që ishin miratuar nga deputetët në dhjetorin e 2024-ës, ata i rrëzuan në fillimin e vitit 2026.
Gjykata tha se ligjet nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e vendit, pasi gjeti se ishin shkelur rregullat për qeverisjen, ndarjen e pushtetit, vlerat, ushtrimin e funksionit, rregulloren e punës dhe komisionet kur deputetët i kishin miratuar ato në Kuvend.
Përtej ligjeve, interpretimet kushtetuese në historinë politike të Kosovës kanë rrëzuar edhe presidentë e qeveri.
Më 2010, presidenti i atëhershëm, Fatmir Sejdiu, dha dorëheqje, pasi Gjykata gjeti se ai shkeli Kushtetutën duke mbajtur edhe postin e presidentit, edhe atë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Një vit më pas, Gjykata rrëzoi nga posti i presidentit Behgjet Pacollin, pasi forma e zgjedhjes së tij kishte qenë jokushtetuese.
Më 2020 u rrëzua Qeveria e Avdullah Hotit, pasi zgjedhja e saj u vlerësua jokushtetuese.
Profesori Morina thotë se ajo ka evoluar vazhdimisht, si përmes amendamenteve të shkruara, ashtu edhe përmes interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese, që më pas janë bërë precedent për rrethanat e ngjashme.
Sipas tij, se çfarë duhet ndryshuar varet nga prioritetet e shtetit dhe shoqërisë, si dhe nga faktorë të jashtëm, si procesi i integrimit evropian ose aspiratat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën më 9 prill 2008, ndërsa ajo hyri në fuqi dy muaj më pas.
Ndryshimi i Kushtetutës kërkon votim të dyfishtë: dakordim nga dy të tretat e të gjithë deputetëve, dhe nga dy të tretat e deputetëve të komuniteteve pakicë. Pra, çdo ndryshim kërkon konsensus të gjerë.
Në një realitet ku Kushtetuta nuk lexohet njësoj nga të gjithë, Gjykata Kushtetuese mbetet shpesh vendi ku përfundojnë mosmarrëveshjet politike./REL
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, është...
Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu në një depo të madhe në ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti të dërguarin...
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, njoftoi...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar sqarime të mëtejsh...
Pakistani duket se ka arritur një përparim të madh diploma...
Lehtësimi që krijoi shpallja e një armëpushimi midis SHBA ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, deklaroi...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth paralajmëroi ...
Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord për një armëpush...
Regjimi iranian thuhet se po shqyrton vendosjen e një tari...
FBI dhe agjenci të tjera federale amerikane të sigurisë ki...
Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa balistike të mërkur...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Kompanitë e transportit detar po përpiqen të kuptojnë kush...
Numri i vizitorëve në hotele ishte 56 644, prej tyre vizit...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi sot s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Papa Leo XIV ka përshëndetur ditën e sotme njoftimin e një...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Një sipërfaqe e madhe në fshatin Drizë të Fierit është për...
Policia e Vaut të Dejës ka parandaluar një ngjarje krimina...
Një plagosje me sëpatë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Tre persona u plagosën nga një sulmues i armatosur me thik...
Autoritetet në Australi po hetojnë origjinën e sferave të ...
Nën llambadarët vezullues në një sallë vallëzimi neoklasik...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungonte në ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...