Protestuesit largohen nga Kryeministria/ Nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...

Brazili ia dorëzoi presidencën e G20 Afrikës së Jugut. Lufta kundër varfërisë globale e krizës klimatike mbetet gjithashtu e rëndësishme edhe për presidencën afrikano-jugore.
A ka ende një emërues të përbashkët bashkësia ndërkombëtare? Lajmi i mirë është: po. Nisma e Aleancës Globale Kundër Urisë dhe Varfërisë, e iniciuar së fundmi në samitin e G20 është një shembull i tillë. Përfaqësuesit e qeverive nga vendet më të rëndësishme të industrializuara dhe në ekspansion u takuan në samitin në Rio de Zhaneiro nga 18 deri më 19 nëntor pikërisht për këtë çështje. Bashkëpunimit të iniciuar nga Brazili i bashkohen 82 vende, BE-në dhe Bashkimin Afrikan.
Gjithashtu edhe 24 organizata ndërkombëtare, duke përfshirë Bankën Botërore dhe Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), si dhe 31 organizata joqeveritare. Për projektin nuk duhet të ketë mungesë parash. Banka Ndërkombëtare për Zhvillim (BID) do të ofrojë rreth 25 miliardë dollarë për të avancuar projektet e prodhimit të ushqimit, programet e kompensimit social, ushqimet shkollore dhe mikrokreditë. Synimi është nxjerrja e 500 milionë njerëzve nga varfëria deri në vitin 2030.
Uria botërore turp për njerëzimin
Gjermania ishte një nga mbështetëset e para të nismës. Ministrja e Zhvillimit, Svenja Schulze, solli gjithashtu në këtë iniciativë edhe Aleancën për Sigurinë Globale të Ushqimit, e themeluar dy vjet më parë si pjesë e presidencës gjermane të G7-ës atëkohë. Grupi joformal i vendeve të G20 është një nga forumet e pakta në të cilat përfaqësuesit e qeverive nga vendet me konflikt interesi ende takohen personalisht. I themeluar fillimisht në 2008 në përgjigje të krizës financiare të viteve 1990 në Azi, sot ky grup është një forum që bashkon veriun dhe jugun global, G7 dhe vendet BRICS.
Flavia Loss de Araujo, eksperte braziliane e marrëdhënieve ndërkombëtare, e konsideron të suksesshme presidencën e G20 të Brazilit, e cila do t'i kalojë Afrikës së Jugut më 1 dhjetor. "Brazili mori mbështetje për çështjet më të rëndësishme që propozoi: urinë dhe varfërinë, çështje që janë lënë pas dore gjithmonë nga vendet e pasura”, shkroi ajo në një kontribut për platformën online The Conversation, një forum për shkëmbimin akademik dhe gazetaresk.
"Shumë fonde për mbrojtjen dhe kthesën energjetike"
Në deklaratën përfundimtare të samitit, vendet e G20 pranuan se "bota prodhon më se mjaftueshëm ushqime për të zhdukur urinë". Nuk mungojnë njohuritë se si do bërë kjo, por vullneti politik për të krijuar kushtet për akses më të mirë në ushqim”. Megjithatë, ekspertja e Amerikës Latine, Claudia Zilla nga Fondacioni Shkencë dhe Politikë (SWP) paralajmëron kundër pritshmërive të tepërta: "Për momentin, shumë para të vendeve të industrializuara po shkojnë drejt mbrojtjes dhe tranzicionit energjetik", tha ajo për DW.
Tranzicioni energjetik dhe kriza klimatike u përmendën po ashtu në deklaratën përfundimtare të G20, por ato mbeten deklarata abstrakte. Shtetet "ritheksojnë" aty, se do të "kufizonin ngrohjen globale në 1.5 gradë" dhe njoftojnë se "do të rrisnin financimin e klimës nga të gjitha burimet nga miliarda në trilionë".
Duke pasur parasysh rezultatet jo shumë optimiste të konferencës së fundit të OKB-së për klimën në Baku, Brazilit i dalin tani shumë detyra përpara për këtë çështje edhe pas përfundimit të presidencës së G20-ës. Sepse Konferenca e ardhshme e klimës, COP30, do të zhvillohet në Belém, Brazil, në nëntor të vitit 2025. Brazili do të marrë gjithashtu presidencën e vendeve të BRICS në vitin 2025.
Pasardhësja e Brazilit si drejtuese e radhës e presidencës së G20-ës nga 1 dhjetori, Afrika e Jugut ka të ngjarë të vazhdojë të trajtojë çështjen e ndryshimeve klimatike gjatë presidencës së saj, por me një fokus të ndryshëm. Sipas ekspertes së financave dhe borxhve, Magalie Masamba, nga Universiteti i Pretorias, financimi i masave për mbrojtjen e klimës mund të lidhet, për shembull, me rritjen e madhe të borxheve të shumë vendeve në rajon.
Falje e borxheve për mbrojtjen e klimës?
"Shumë vende afrikane po përballen me një krizë serioze borxhi që kërcënon rritjen dhe zhvillimin ekonomik," shkruan Masamba në një analizë për Institutin Studimor Afrikan, APRI. Kryesimi i G20 nga Afrika e Jugut është një mundësi unike për të lidhur iniciativat për lehtësimin e borxheve me arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) dhe masave të kushtueshme për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Kjo është e mundur vetëm me instrumente inovative financimi.
Kurse planet e favorizuara nga Brazili gjatë presidencës së G20 për një taksë minimale globale për super të pasurit, me të cilën të mund të financohen masat e mbrojtjes së klimës dhe programet sociale kundër urisë dhe varfërisë, ndoshta do të shfaqet vetëm në deklaratat përfundimtare.
Koordinatori i G20, Gustavo Westmann, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare në zyrën presidenciale braziliane, është i kënaqur me hapat e vegjël: "Ne kemi arritur të vendosim taksimin e super të pasurve si një çështje që duhet trajtuar, por asgjë më shumë," pranoi ai në një intervistë me DW./ DW
Partia Socialdemokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, ...
Të dielën vonë në mbrëmje me orën lokale, presidenti ameri...
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka zgjed...
Autoritetet në Kosovë thanë se po normalizohet furnizimi m...
Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë ka dënuar sulmin t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë...
Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në gjetjen dhe ndë...
Mijëra njerëz iu bashkuan një marshi protestues të dielën ...
Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, ka thënë se ...
Raporti më i fundit i Kombeve të Bashkuara nxjerr zbul...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në konferencën e t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje ba...
Bashkimi Evropian e dënoi të shtunën, siç tha “me fjalët m...
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, është de...
Ministri britanik për Evropën, Stephen Doughty, ka rea...
Autoritetet në Kosovë thanë se po normalizohet furnizimi m...
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, kritike e m...
Rusia e sulmoi të dielën kryeqytetin e Ukrainës me dhjetër...
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka folur për sulmin në Zub...
Ishulli Limnos ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme orët ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...