Reforma Territoriale/ Berisha, thirrje qytetarëve për protestë
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarë...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarë...

Mali i Zi ka bërë një hap para drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi shtetet e bllokut më 22 prill u pajtuan që të nisnin punën në traktatin e anëtarësimit, thanë zyrtarët.
Ambasadorët nga 27 shtetet anëtare të BE-së vendosën që të themelojë një “grup ad hoc pune” për hartimin e traktatit të anëtarësimit – një hap teknik, por kyç në rrugën drejt anëtarësimit, sipas zyrtarëve.
“Ne jemi të bindur se kjo do të dërgojë një mesazh të fuqishëm që anëtarësimi është i arritshëm për partnerët e zgjerimit”, tha një zëdhënës i Qipros, vend që aktualisht kryeson presidencën e BE-së.
Zëdhënësi tha se ky vendim u mor gjatë një takimi në Bruksel. Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, janë shtetet që kanë bërë përparim më të madh në rajon në rrugën drejt BE-së, dhe pritet që të bëhen shtetet e para që do t’i bashkohen BE-së që kur Kroacia u pranua në bllok më 2013.
Podgorica ka përmbyllur negociatat për 14 nga 35 të ashtuquajturat “grupe kapitujsh” – raunde bisedimesh të organizuara sipas fushave të ndryshme, nga tatimet deri te politika mjedisore – duke rritur shpresat se mund të bëhet anëtare e BE-së në vitet e ardhshme.
“Lajm jashtëzakonisht i mirë po vjen nga Brukseli”, tha ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorqeviç.
Themelimi i grupit të punës është “edhe një tjetër konfirmim se jemi në rrugën e duhur që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028”, shtoi ajo.
Autoritetet në Mal të Zi synojnë të përmbyllin negociatat për anëtarësim deri në fund të këtij viti, në mënyrë që të hapet rruga për nënshkrimin dhe ratifikimin e traktatit të anëtarësimit, një proces që bazuar në praktikat e kaluara zgjat nga një deri në tre vjet. /REL
Bisedime janë duke u zhvilluar "për të zgjatur afatin e ar...
Ushtria amerikane ka përdorur gati 50% të arsenalit të rak...
Personeli ushtarak nga rreth tridhjetë vende do të mirëpri...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi këtë të ...
Një autobus goditi një grup këmbësorësh pranë kufirit të B...
Bashkimi Europian është gati të zhbllokojë një fond prej 9...
Të paktën pesë të burgosur kanë humbur jetën gjatë trazira...
Turqia është propozuar si një vend i mundshëm për një taki...
Korpusi i Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) thuhet se k...
Administrata e SHBA-së ka pezulluar transfertat e dollarëv...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se Irani p...
Çmimet globale të naftës luhatën në tregtimin e hershëm az...
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të zgjasë armëp...
Irani ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në bised...
Policia në Podgoricë ka arrestuar të dyshuarin kryesor për...
Papa Leo XIV mbërriti sot në Guinenë Ekuatorial, në ndales...
Dy zyrtarë të ambasadës amerikane, që u vranë në një aksid...
Më shumë se 71 miliardë dollarë do të nevojiten gjatë deka...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka shprehur me bindjen se d...
SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer kërcënime, pasi armëpushi...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Marine le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Nga rënia e rolit të eksporteve tek investimet e reja publ...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...