LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U bë virale në “Tik Tok”/ “Apple” dyshohet se ka kërcënuar punonjësen me shkarkim nga posti

2022-08-15 22:38:00, Tech CNA
U bë virale në “Tik Tok”/ “Apple” dyshohet se
Foto ilustruese

“Apple” dyshohet se po kërcënon të pushojë nga puna një punonjëse, e cila postoi një video në rrjetin social “Tik Tok”, me këshilla bazë të sigurisë së “iPhone”. 

Campbell, një nënë beqare që jeton në Nju Jork, ka punuar në “Apple” për gati gjashtë vjet, së fundmi si teknike riparimi në shitjen me pakicë. 

Punonjësja tregon se i është thënë se ka shkelur politikën e kompanisë, duke e identifikuar veten si punonjëse e “Apple” dhe duke postuar video me tema të lidhura me “Apple”.

Javën e kaluar, një përdoruese e rrjetit social “Tik Tok” rrëfente se kishte humbur “iPhone”-n e saj në Coachella dhe më pas kishte marrë mesazhe kërcënuese që i thonin se informacioni i saj personal do të shitej në tregun e zi, nëse ajo nuk e hiqte “iPhone”-n nga “Apple ID”.

Duke iu përgjigjur kësaj vajze, Campbell këshillonte vajzën të mos frikësohej nga mesazhet kërcënuese dhe të mos i dëgjonte hajdutët.

Kjo video u bë virale, duke grumbulluar 5 milionë shikime në afërsisht 24 orë. Ndaj të premten, Campbell mori një telefonatë nga një menaxher, duke i thënë asaj të hiqte videon ose do t'i nënshtrohej masave disiplinore.

Gjatë fundjavës, Campbell postoi një video të dytë të titulluar ‘I dashur “Apple”’, ku zbuloi se ishte një punonjëse e kësaj kompanie dhe tha se po priste të mësonte nëse do të pushohej nga puna. 

"Unë kurrë nuk e kam identifikuar veten si punonjëse e Apple deri në këtë video. Megjithatë, gjëja qesharake është që pas rishikimit të politikave të mediave sociale... askund nuk thotë se nuk mund ta identifikoj veten si punonjëse e “Apple” publikisht, thjesht se nuk duhet ta bëj këtë në një mënyrë që e bën kompaninë të duket keq”, shprehej ajo.

Politika e kompanisë për mediat sociale i paralajmëron punonjësit të mos postojnë rreth klientëve, kolegëve ose informacioneve konfidenciale, por “Apple” nuk i ndalon në mënyrë specifike punonjësit që të postojnë rreth teknologjisë.

“Ne duam që ju të jeni vetvetja, por gjithashtu duhet të jeni të respektueshëm në postimet, tëeet-et dhe komunikimet e tjera në internet”, thuhet në një dokument të brendshëm./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga