SAD/ Drama for Insinje, his baby dies
Jenny Darone, the wife of the former Napoli captain, has los...
Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Kukësit, në stadiumin “Kukës Arena”, në orën 15:00, e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, i cili ka analizuar këtë takim për të kuqtë e kryeqytetit:
Strategjia e lojës – “Nuk njoh një kampionat që mund të fitosh dhe të humbasin të gjithë. Vetëm në kampionatin e moshave fiton gjithmonë më i forti. Çdo skuadër duhet ta tregojë javë pas jave që duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet. Mendoj që çdo ekip duhet të ketë strategjinë e tij. E jona tregon që mund të lëshojmë disa hapësira, sepse nëse do që të luash në gjysmën e fushës së kundërshtarit është normale që gjysma e jote e fushës do të qëndrojë e boshatisur. Është një rrezik që duhet ta pranojmë, nëse jo duhet të luajmë të gjithë prapa dhe të mos lejojmë hapësira, vetëm dy zgjidhje ka.”
Kukësi dhe trajneri i ri – “Një skuadër që ndryshon trajnerin të krijon probleme. Edhe sepse kur vijnë trajnerë të rinj, sjellin entuziazëm në ekip. Përfitoj të uroj trajnerin e ri të Kukësit, Enkeleid Dobi punë të mbarë.”
Ndeshja ndaj Kukësit – “Ne do të kërkojmë që të kryejmë lojën tonë, sepse ky është mentaliteti ynë. Kemi shumë respekt për Kukësin, por ne do të duhet të kemi identitetin tonë si skuadër për të kërkuar gjithmonë rezultate pozitive.”
Paraqitjet – “Paraqitja që Partizani bëri ndaj Erzenit ishte pozitive në çdo aspekt. Bëmë një gabim te momenti ku pësuam golin, nuk ishte një gabim i rëndë, po na kushtoi. Në gjithë këto vite kemi fituar ndeshje duke bërë shumë gabime, dhe të humbas ndeshje ku mund të kem bërë vetëm dy gabime. Kjo është bukuria e futbollit. Humbjet janë pjesë e futbollit. Çdo skuadër pretendon që nga 36 ndeshje të kampionatit të fitohen të gjitha. Dua t’iu kujtoj se askush nuk e ka bërë një gjë të tillë deri tani. Të pranojmë humbjen, nuk jemi të kënaqur për humbjen. Por kampionati është i lidhur me paraqitjet me skuadrën që bën në çdo ndeshje. Nëse Partizani do të kryejë ndeshje të tilla si ndaj Erzenit, do të humbasë shumë pak ndeshje. Nuk është çështje taktike, por paraqitjeje. Ne punojmë për të fituar çdo ndeshje edhe pse nuk mund t’ia dalim.
Ajo që mund të ndihmojë që të arrijmë përpara të tjerëve është ecuria e gjatë e vazhdimësisë. Nëse bën paraqitje një herë mirë dhe një herë jo në pritshmëritë e duhura, në fund rezultatet nuk do të jenë të shkëlqyera. Ka edhe ndeshje që nuk i kemi bërë paraqitje të mira si ndaj Egnatias, por arritëm ta fitojmë atë sfidë. Futbolli është i tillë, sepse nuk ka gjithmonë të njëjtën logjikë. Vazhdimësia për mua prodhon rezultate pozitive.”
Dëmtimet – “Skuka i ka bërë të gjitha seancat stërvitore, por nuk është parë sepse i ka zhvilluar edhe në palestër. Futbollisti që kemi me probleme është Da Silva që nuk është stërvitur rregullisht, madje ka pasur edhe probleme të dielën e kaluar. Preka është rikthyer të stërvitet rregullisht me ekipin, ndërsa Hoti vijon programin e tij individual të përcaktuar nga stafi teknik. I gjithë grupi i lojtarëve do të jenë të gjithë të gatshëm duke filluar nga java e ardhshme.”
Firmosja për barazim ndaj Kukësit – “Unë nuk firmos për barazim, por nëse do të arrijmë të marrim një pikë në Kukës do jua jap përgjigjen nesër pas ndeshjes. Ne do të shkojmë të bëjmë ndeshjen tonë në Kukës. Pikët janë çështje e meritës nëse ti ke arritur të bësh mirë në atë sfidë.”
Çështja e golave – “Unë pres shumë nga të gjithë lojtarët sepse të shënosh gola nuk është punë vetëm e sulmuesve. Pres shumë edhe nga mesfushorët, sepse janë shumë të aftë për të realizuar gola dhe disa gola duhet t’i bëjnë. Edhe të mbrosh nuk është punë vetëm e mbrojtjes. Siç e mendoj unë të mbrosh është problem edhe atyre sulmuesve përpara.”, përfundoi Xhovani Kolela.
Jenny Darone, the wife of the former Napoli captain, has los...
Do të startojë në orën 12:30, në stadiumin “Dacia Arena”, sf...
Superiorja dhe Kategoria e Parë vijojnë garimin dhe në plan ...
Një moment për t’u harruar për Bayern Munich, i cili nuk ka ...
Today, the Madrid derby takes place, between Atletico ...
Kategoria Superiore do të zhvillojë një ndeshje ditën ...
Skënderbeu will look for the first victory today again...
Myrto Uzuni is the man of the moment in La Liga 2, the...
Marko Rojs cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të br...
Enis Çokaj u transferua në mënyrë të papritur te Panathinaik...
Robert Lewandowski është padiskutim një nga lojtarët kyç në ...
Augsburgu mori një fitore të rëndësishme përballë Bajernit t...
Tottenhami është treguar i pamëshirshëm mbrëmjen e sotme nda...
Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë në La Liga 2, ku kësaj radh...
Erzeni i Shijakut është padyshim “Hirushja” e kampionatit në...
On top of the world and gold medal for Albanian wrestling. ...
Erzeni awaits in Durrës Laçin in the challenge of the fifth ...
Erzeni is facing Laci today. In this meeting, there are mor...
Mergim Berisha has spoken his first word in the Bundesliga. ...
Struga, a "roller" that crushes any opponent that comes befo...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As a result of the investigative and procedural actions ca...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Thirty-five people were killed and 30 others were injured ...
US President Donald Trump has announced that he will seek ...
Almost half of people living in France, Germany, Italy and...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...