web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FORMACIONET ZYRTARE/ Inzagi konfirmon si titullar afrimin e verës, Asllani e nis nga stoli. Ja si rreshtohet Udineze dhe Interi

2022-09-18 11:48:13, Sport CNA

Do të startojë në orën 12:30, në stadiumin “Dacia Arena”, sfida Udineze-Inter, e vlefshme për javën e shtatë të Serisë A italiane.

Zikaltërit e Simone Inzagit vijnë në këtë transfertë delikate të Udines me dy rezultate pozitive, një në kampionat ndaj Torinos dhe në Champions kundër Viktoria Plzen, teksa do të synojnë 3 pikët e radhës në Serinë A.

Interi do të provojë të ndalë vrullin e friulanëve të Andrea Sotilit, të cilët vijnë pas një ecurie të gjatë me rezultate pozitive, me 4 fitore radhazi në 6 javë kampionat.

Inzagi ka bërë disa surpriza sërish në formacion, ku konfirmohet përsëri në qendër të mbrojtjes Açerbi, teksa në vendin e Çalhanollusë të dëmtuar është armeni, Mikitarjan. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani do ta nisë nga pankina.

UDINEZE (3-5-2): Silvestri; Bekao, Bijol, Perez; Lovriç, Uollas, Makengo, Udogi; Beto, Deulofeu. Trajner: Andrea Sotil.

INTER (3-5-2): Handanoviç; Skriniar, Açerbi, Bastoni; Dumfris, Barela, Brozoviç, Mikitarjan, Darmian; Lautaro Martinez, Xheko. Trajner: Simone Inzagi.

 





Lajmet e fundit nga