web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi i ri: Truri i foshnjave kategorizon objektet përreth që dy muajsh

2026-02-03 17:32:00, Sociale CNA

Studimi i ri: Truri i foshnjave kategorizon objektet përreth që dy

Një studim i ri nga kërkuesit në Trinity College Dublin, të cilët analizuan imazhet e fMRI të më shumë se 130 trurëve të foshnjave, sugjerojnë se zhvillimi njohës fillon shumë më herët se sa besohej më parë.

Kjo pasi foshnjat përpunojnë dhe kategorizojnë botën përreth që në moshë shumë të vogël.

Rezultatet tregojnë se truri i foshnjave të moshës dy muajsh është shumë më i zhvilluar sesa besohej, me aftësinë për të dalluar midis objekteve të gjalla dhe atyre jo të gjalla.

Këto gjetje vijnë fMRI (imazheria funksionale me rezonancë magnetike) është një teknikë që mat ndryshimet në nivelet e oksigjenit të gjakut, duke lejuar studiuesit të shohin se si reagojnë truajt ndaj stimujve të ndryshëm vizualë.

Studiuesit skanuan trurin e foshnjave të zgjuara ndërsa ata shikonin imazhe të disa objekteve, përfshirë fotografi të maceve, zogjve, lojërave, karrocave dhe pemëve. Për secilën kategori objekti, u vëreajt model i ndryshëm reagimi i trurit.

Tek foshnjat nëntë muajshe, truri i dallonte më fuqishëm gjallesat nga objektet jo të gjalla sesa tek foshnjat dy muajshe./CNA





Lajmet e fundit nga