LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje shiu dhe dëbore/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

2024-02-25 08:20:00, Sociale CNA
Reshje shiu dhe dëbore/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Ditën e Diel reshjet do të ulin intensitetin, por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme në një pjesë të madhe të territorit në formën e shtrëngatave të karakterit lokal prej orëve të para të mëngjesit.

Në veriperëndim reshjet parashikohen me intenistet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta.

Reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.

Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi i erës me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë./CNA

 

Lajmet e fundit nga