LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Diell, por temperaturat në minus/ Moti për ditën e sotme

2024-02-15 07:01:00, Sociale CNA

Diell, por temperaturat në minus/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët e kohëzgjate të orëve me dielll, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare në orët e mesditës.

Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së apo mjegullinës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare  1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-14m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore -3 deri 11°C, në zonat e ulëta  -3 deri 16°C, në zonat bregdetare 2 deri 16°C./ CNA

Lajmet e fundit nga