LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje në formën e shtrëngatave/ Moti për ditën e sotme

2023-08-29 07:14:00, Sociale CNA

Reshje në formën e shtrëngatave/ Moti për ditën e sotme

Sot do të ketë mot të vranët deri në orët e para të mëngjesit dhe më pas alternime kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë, hera herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

 Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e mëngjesit e më pas reshjet do të lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore./ CNA

Lajmet e fundit nga