LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kapriçot” e motit/ Meteorologia: Deri kur do të zgjasin e freskëta

2023-08-29 13:12:00, Sociale CNA

“Kapriçot” e motit/ Meteorologia: Deri kur do të zgjasin

Reshjet intensive të shiut kanë prekur disa qarqe të Shqipërisë. Meteorologia Lajda Porja ka bërë me dije se në qarkun e Vlorës, problem mbete era ndërsa në Tiranë ajo ka theksuar se reshje do të kemi gjatë mesditës së sotme por jo me intensitet për rrezik përmbytje.

 “Ka qenë Vlora që ka marrë reshje gjatë natës dhe rrezikun e ka kaluar, problematike për qarkun e Vlorës do të mbesin stuhitë e erës të cilat do të sjellin problem në trafikun detar. Në Shkodër përveç reshjeve të deri tanishme pritet që nga një celulë të krijohen reshje gjatë pasdites me ndonjë problem por reshjet janë të përkohshme. Është çështje minutash përsa i përket nisjes së reshjeve në Tiranë.

Nuk do ketë probleme me përmbytje, do të ketë rrebeshe që vijojnë nga ora 13.30 deri në orën 14:00 dhe më pas nga ora 16:00 deri në 17:00. Gjatë të mërkurës kemi një celulë të vendosur në veri dhe në qendër që do të krijojnë reshje kalimtare ndërsa nga dita e enjte dhe e premte do të kemi një rritje të temperaturave”, ka thënë ajo./ CNA

Lajmet e fundit nga