LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The violence of "BIG" and the violence of Luiz

2023-03-08 14:05:00, Sociale CNA
The violence of "BIG" and the violence of Luiz
Illustrative photo

One of the most watched television editions, the "Big Brother" show, has turned into an unstoppable anxiety for the audience.

An audience, which comes because of many games or even the phenomena themselves that are treated in a "reality show" such as "Big Brother".

Recently, a debate broke out, whether or not there was violence between Louise Aile and Kiara Tito, two young people in a relationship.

Claims from many public opinions exist and say that boy or girl has more passion and others like this.

Në fakt, shihet shpesh në biseda nga transmetimi direkt apo emisionet që jepen të martën dhe të shtunën se po tentohet të krijohet një frymë kundër dhunës, por duke përdorur thjesht dhe vetëm dhunë.

The violence of "BIG" and the violence of Luiz

Kështu ka ndodhur me rastin e fundit pas një loje, të dhënë nga vetë autorët ku Luizi tenton të fitojë mbi vajzën që ai dashuron duke e bërë që të flasë.

Në fakt ajo reagon ashpër, ai thotë është lojë, ajo tenton të qeshë, por dy komentues që paguhen me një thes me para nga produksioni, që fiton një mal me para, e quajtën dhunë pozicionimin e atij djalit dhe më pas e interpretuan shumë fort.

Në fakt, themeli dhe fillimi i dhunës janë lojëra që përdoren në “Big Brother”, por dhe mënyra se si reagon produksioni apo vepron ndaj aktorëve që janë brenda në këtë “reality show”.

Së pari, në momentin që jepet një lojë i detyron banorët të shkojnë deri në ekstrem në marrëdhënien mes tyre.

Pra, dhe të shfaqin dhunë, megjithëse diskutimi ishte për veprimin e Luizit që kishte bllokuar në një cep vajzën që ai donte është një gjë tjetër, sepse dikush mund të pretendojë se mund ta kalonte me një buzëqeshje apo me një puthje.

The violence of "BIG" and the violence of Luiz

Dikush tjetër, se ai vetëm po luante, dikush tjetër thotë se kishte kaluar hapësirën, që i takonte ndaj vajzës, të cilën kishte përballë.

Në fakt, hapësira në “Big Brother” është e kufizuar dhe atë hapësirë që ke ta prishin vetë produksioni apo autorët.

Nga ana tjetër dhuna ideohet nga produksioni dhe ka edhe skenarë.

A nuk është dhunë lidhja me zinxhirë, duke i mbajtur me orë të tëra për të mos shkuar në tualet dhe për të mos kryer veprime të tjera duke e quajtur “lojë”.

A nuk është dhunë ajo që i bënë asaj vajzës dje, Kiara Titos, e cila ndodhet përballë një ngarkese të madhe psikologjike, një djaloshi që e dashuronte me pasion, e cila përpiqet të jetë më e qetë në sytë e publikut , të mbajë pak distancë, të tregohet më serioze dhe ndërkohë që e marrin dhe e fusin në një “kafaz”, dhe i plasin të gjitha të sharat që janë bërë në rrjete sociale.

Por asnjë vlerësim, dhe pas një rreshti të sharash, i vihet një milion shikime në “TikTok”. A thua se jetojnë njerëzit për “TikTok”-un.

A thua se jetojnë njerëzit për produksionin që bën “Big Brother”. A nuk është dhunë ajo? A ka dhunë më të madhe psikologjike se ajo që bëri produksioni dje ndaj asaj vajze, duke e qëlluar me “plumb”?

Ngarkesë e madhe psikologjike dhe dhunë direkte ndaj saj.

Sepse, në fakt, në rrjete sociale, nuk ka vetëm lajme të këqija ndaj Kiarës, ka edhe lajme pozitive.

Ka një reagim të fansave të Luizit që e shikojnë si një vajzë që nuk e do atë djalin. Por kjo është çështja e tyre, nuk është çështje e produksionit.

The violence of "BIG" and the violence of Luiz

Në vend që të nxisë pozitivitet, nxit dhunë me lojërat me të tilla montazhe dhe video, me reagimet që bën apo me mënyrën si e ndërton spektaklin.

Për këtë arsye, ka shumicën e opinionit kundër “Big Brother”-i.

Është detyruar dhe produksioni të mbyllë rrjetet sociale. Janë detyruar t’i mbyllin pikërisht për shkak të veprimeve që bëjnë, të lojërave, të reagimeve.

Shumica e njerëzve për të cilin është krijuar ai emision, nuk kanë të njëjtin mendim me produksionin, por produksioni po luan, po shkon në ekstrem të lojës. Po përdor dhunë. Lidhje dhe video të tilla si ajo që ka ndodhur me Kiarën dje, janë dhunë e provuar. Ka lojëra të dhunshme, të cilat kanë çuar në esktrem njerëzit, në reagim atje brenda.

Patjetër mund të jetë një lojë sociale, po lojërat nuk mund të çojnë në atë që quhet dhunë e pastaj të komentohet me shpatë të madhe se dikush ka bërë dhunë, sepse produksioni ka një tjetër mendim, ndërsa qytetarët kanë një tjetër mendim.

Prandaj ajo që ka ndodhur dje me Kiara Titon dhe ajo që ndodh me lojërat e “Big Brother”-it janë dhuna e e vërtetë.

The violence of "BIG" and the violence of Luiz

Ata që komentojnë dhe që e mbajnë veten si intelektualë të zotë, si psikologë apo filozofë, ata janë dhuna e dytë me reagimet e tyre nga jashtë.

Me mënyrën që duan të imponohen dhe atë që duan të përçojnë.

Në fakt më shumë sesa mirësi, qetësi dhe të vërteta, shpesh kanë dalë blof dhe kanë treguar se janë bërë palë e një presioni të madh psikologjik që në fakt është dhunë e hapur, të cilën duhet ta denoncojnë ata së pari.

Pasi askush nuk i ka dëgjuar dhe parë ndonjëherë që të thonë se kjo lojë është e dhunshme, e tepruar.

Askush nuk ka dalë dhe reaguar se kjo video është e gabuar sepse ka edhe shumë të tjera më pozitive. Ka edhe reagime të tjera më pozitive.

Pra, dhuna e vërtetë nuk është tek ai djali që bllokoi në një cep të dashurën e tij.

Fillon dhe mbaron te lojërat që jep produksioni. Fillon dhe mbaron te mënyra se si komentohet dhe trajtohet gjithçka që ndodh në shtëpinë e “Big Brother” me ata të rinj, dikush për famë e dikush jo, dikush për ca para më shumë e dikush për më pak. E vërteta është që dhuna fillon te produksioni dhe mbaron te produksioni./ CNA.al

Lajmet e fundit nga